TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja 7 anëtarëshe nga Istogu në kushte të rënda jetese – Bëjnë thirrje për ndihmë

Të vendosur prej shtatë vitesh një shtëpi të vjetër, familja Vrankaj tregon kushtet e vështira me të cilat po përballen. Për të pasur një jetesë më të mirë, ata po kërkojnë ndihmë nga bamirësit.

by Tëvë1
1 muaj ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Në një shtëpi të vjetër pranë qendrës së qytetit në Istog, po jeton në kushte të vështira familja Vrankaj.

Nga sëmundjet që i ka, kryefamiljari Gazmendi thotë se e ka të vështirë të punojë.

E së fundmi, ai ishte shtrirë edhe për trajtim në Spital.

Mirëpo, nga pamundësia për t’i mbuluar shpenzimet, ai tregon se është detyruar të nënshkruaj vullnetarisht që të lirohet nga spitali.

 “Një muaj e një apo dy javë kam qenë në spital, po ma nuk mujta me nejt se u deshke  inikciat edhe barnat me i pagu. S’kisha me ju thonë të drejtën pare. Se me një social ku me ja mbajt. E shkaku i kësaj lypa vetë me u nënshkru edhe me dal prej spitalit…Kam pas apces në mushkëri. Kom hek kelb prej mushkërive. Tani mi kanë zbulu edhe tjera sëmundje. Kom me mushkëri turbukulozin, e kom sheqerin, e kom gjakun e nalt, gjakun e trash nuk mundet me mu t’hollu në vena, knena me unaza kom problem”, ka thënë kryefamiljari.

Kjo familje shtatëanëtarëshe po mbahet vetëm nga puna e djalit të tyre 17-vjeçar, i cili thotë se një ditë i paguhet 10 euro.

Hall, kjo familje po e ka edhe sëmundjen e vajzës së tyre më të vogël.

Nëna Kloentina thotë se 4-vjeçares i është thënë se duhet të trajtohet jashtë vendit.

“Ajo nuk mundet me u rrit normal sikur një fëmijë. Më kanë thënë se duhet me e qu në shtete të jashtme, po s’kom pas kushte edhe më ka metë qika qashtu. Nuk hec hiq, as nuk fol. Pak krejt se ka problem me kurriz të shpinës problem, me tru të vogël më kanë thënë mjekët”, ka thënë bashkëshortja e kryefamiljarit.

Ndërsa dy djemtë dhe vajza tjetër e kësaj familje janë larguar nga bankat shkollore tash e dy vite.

Kjo për shkak të bullizimit që ju kishte ndodhur në shkollë nga shokët dhe shoqet e klasës.

“I kanë rreh, i kanë thonë fjalë domethënë magjup e qeshtu. Po nejse nuk prish punë, na jem njerëz tonë. Shqipen po e foli… Më ndihmon ka pak në dru me i pru mrena, me i qa qe besa na njo, se vetë spo muj. Që besa me më qu deri në shitore se unë s’po muj me ec prej unazave. Tanë ditën qitu rat”, është shprehur tutje kryefamiljari.

Kjo familje ka vetëm një kërkesë.

“Ju kisha lut, kush ka me na ndihmu për hir të Allahut dhe hatri i këtyre fëmijëve, me na ndihmu, farë toke, far shtëpie. Një kolibë me u kon veç ku me qitë kryt mbrenda, ju kisha falenderuar shumë”, ka përfunduar kryefamiljari

Kryefamiljari thotë se qiranë e shtëpisë ku janë duke banuar aktualisht e paguajnë 120 euro. E në këto kushte, siç thotë ai, po jetojnë që 7 vite.

Personat që duan të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin 049-424-785.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

“Info Nata”- 12.01.2026

“Info Nata”- 12.01.2026

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën