TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja 6 anëtarësh e Ylber Salihut mbeti pa kulm mbi kokë nga djegia që pësoi shtëpia në të cilën po jetonin

Për të pestën herë është kapluar nga zjarri shtëpia e ferizajasit Ylber Salihu. Përkundër gjithë këtyre rasteve, pavarësisht hetimeve, shkaktari i zjarrit akoma nuk gjetur. Që nga dje, familja Salihu ka mbetur pa kulm mbi kokë, prandaj po kërkojnë ndihmë nga bamirësit.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
1 0
A A

Ende pa e mobiluar nga dëmet që i shkaktoi zjarri i fundit, kjo shtëpi dy katëshe u dogj përsëri.

Është kjo hera e pestë që familjes Salihu nga fshati Talinovc i Muhahxerit në Ferizaj  është duke i ndodhur ky incident.

Pronari i shtëpisë Ylber Salihu,  i mërzitur nga ndodhia, tregon se anëtarët e familjes pësuan lëndime nga zjarri.

“E gjitha çka mundem me shpëtuaR është kjo gjendja qysh po shihet këtu. I thash merri fëmijët e dil jashtë në momentin që më tha është duke u djeg garazh e kam ditë që është me dërrasa e si të kaplon edhe kulmin nuk ka shpëtim. Kjo ishte apeli kryesor që ia kam bë bashkëshortes vetëm të dal përjashta. Tymi në gjoks e ka mundu ka marr oksigjen e inhalime, sot kemi shkuar përsëri në Emergjencë duhet të trajtohet ende”, ka thënë Salihu.

Megjithëse shtëpia u kaplua nga zjarri edhe katër herë të tjera, Salihu tregon se zjarri i fundit ishte më i rëndi.

“Më 20 prill para orës 08:00 në mëngjes u kapluar nga flaka një dhomë shtratit i ka dal tymi. Më 21 dhomës në katin e dytë, më 22 shupa mbrapa meje që është, më 23 salloni janë kanë dëme. Por kjo që ndodhi dje ka djeg gjithçka edhe është e pabanueshme më”, shtoj Salihu.

Përkundër gjithë këtyre zjarreve të shkaktuara, Salihu tregon se autoritetet përgjegjëse akoma nuk e kanë gjetur shkakun.

Të kontaktuar nga televizioni, KEDS-i ka konfirmuar se energjia elektrike nuk është shkaktare për këtë zjarr.

“Çdo ditë po digjet nga një dhomë, kemi provuar me rrym aty nuk është problemi. Këtu diçka është faktor tjetër se çfarë faktori është nuk po e dimë as ne njëherë a është faktori njeri a janë faktorët të natyrave të ndryshme”, ka përfunduar Salihu.

Rastin janë duke e hetuar organet e rendit.

“Nga informacionet fillestare, kemi mësuar se banorët e shtëpisë kanë arritur të largohen në kohë, ndërsa shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale. Hetimet lidhur me shkaqet e zjarrit janë në proces”, thuhet në grafikën e policisë

Në shtëpinë tashmë të shkatërruar në tërësi, për katër orë intervenuan zjarrfikësit.

“Zjarri ka qenë i përhapur nuk ka qenë vetëm shtëpia ka qenë edhe një garazh edhe objektet ndihmëse që kanë qenë afër me shtëpinë dhe ka qenë një zjarre bukur i madh e është dashur kohë. Zjarri është lokalizuar por, aty është lënduar edhe një zjarrfikës ka marrë lëndime në kraharor pasi që i ra një tjegull nga lartë. E menjëherë ka reaguar ndihma e parë, zjarrfikësi për momentin është mirë” , ka thënë Jeton Avdiu, zhëdhënës komandanti i Zjarrfikësve.

E pronari i shtëpisë, Ylber Salihu tash po kërkon ndihmë nga bamirësit, në mënyrë që ta siguroj një strehë të sigurt për familjen pesë anëtarëshe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën