TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

Kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un dhe Instagram-in, ka thënë se do të fillojë t’i kufizojë lajmet në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti i Kanadasë miratoi një projektligj kontrovers për lajmet në internet.

Projektligji detyron platformat e mëdha teknologjike të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre.

Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e qasjes në lajme për disa kanadezë.

Në vitin 2021, përdoruesve australianë u ishte bllokuar shpërndarja dhe leximi i lajmeve në Facebook, shkaku i një ligji të ngjashëm.

Ligji për lajmet në internet i Kanadasë, i cili u miratua nga senatorët më 22 qershor, parashtron rregulla që u kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negociojnë marrëveshje tregtare dhe të paguajnë mediumet për përmbajtjen e tyre.

Meta e ka quajtur ligjin “legjislacion me të meta thelbësore, që injoron realitetin se si funksionojnë platformat tona”.

Më 22 qershor, Meta tha se qasja në lajme do të bllokohet në Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada para se ligji të hyjë në fuqi.

“Një kuadër legjislativ që na detyron të paguajmë për linqet dhe përmbajtjet që ne nuk i postojmë dhe që nuk janë arsyeja pse shumica dërrmuese e njerëzve i përdorin platformat tona, nuk është as i qëndrueshëm dhe as i zbatueshëm”, tha një zëdhënës i Meta për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Kompania tha se ndryshimet nuk do të kenë ndikim në shërbimet e tjera të këtyre platformave për përdoruesit kanadezë.

Google e quajti projektligjin “të papërshtatshëm” në formën e tij aktuale dhe tha se po tentonte të punonte me qeverinë për ta gjetur një “rrugë përpara”.

Qeveria kanadeze thotë se ligji i lajmeve në internet është i nevojshëm “për ta rritur drejtësinë në tregun kanadez të lajmeve digjitale” dhe për t’i lejuar mediumet në vështirësi të “sigurojnë kompensim të drejtë” për lajmet dhe linqet e shpërndara në platforma.

Një analizë e projektligjit, nga një mbikëqyrës i pavarur i buxhetit të parlamentit, vlerësoi se mediat mund të marrin rreth 230 milionë euro në vit nga platformat digjitale.

Në fillim të këtij muaji, ministri kanadez i Trashëgimisë, Pablo Rodriguez, i tha Reuters se testet e kryera nga platformat e teknologjisë ishin “të papranueshme” dhe një “kërcënim”.

Në Australi, Facebook rivendosi përmbajtjen e lajmeve për përdoruesit australianë pasi bisedimet me qeverinë çuan në disa ndryshime në ligj.

Të enjten, zyra e Rodriguez tha se ai ishte takuar me liderë të Google dhe Facebook këtë javë dhe kishte planifikuar diskutime të mëtejshme, por shtoi se qeveria do të ecë përpara me zbatimin e projektligjit.

“Nëse qeveria nuk mund të ngrihet për kanadezët kundër gjigantëve të teknologjisë, kush do ta bëjë?”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Grupet e industrisë së medias e përkrahën miratimin e projektligjit si një hap drejt drejtësisë në treg.

“Gzetaria e vërtetë, e krijuar nga gazetarë të vërtetë, vazhdon të kërkohet nga kanadezët dhe është jetike për demokracinë tonë, por kushton”, tha Paul Deegan, president dhe shef ekzekutiv i News Media Canada.

Ligji për lajmet në internet pritet të hyjë në fuqi në Kanada pas gjashtë muajsh./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

Sa miliardë njerëz përdorin të paktën një herë në ditë Facebook, Instagram ose WhatsApp? – tregon Zuckerberg

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

UpScrolled bëhet aplikacioni më i shkarkuar në SHBA mes akuzave për censurë në TikTok

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Franca voton pro ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç!

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

Ja 5 veturat më të shitura në Kosovë gjatë vitit 2025

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama përkujton 29-vjetorin e rënies së heronjve Pajaziti, Hoxha e Zejnullahu

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

​Lekaj: Ramush Haradinaj po punon që të jetë kandidat konsensual i opozitës për president

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Shembja e murit në Han të Elezit detyroi evakuimin e banorëve përreth

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Tre të mitur tentuan të vjedhin në një lokal në Prishtinë, arrestohen

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vetura godet një 7-vjeçare në Podujevë, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën