TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Evropiani i Vitit” nga Kosova ëndërron t’i bie kitarës përtej kufijve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Evropiani i Vitit” nga Kosova ëndërron t’i bie kitarës përtej kufijve

Me një sukses të madh në gara ndërkombëtare në kitarë në një moshë shumë të re, Ledion Halitaj nga Prishtina është i vendosur që ta shëtisë botën me këtë instrument.

Dy telat e sipërm të kitarës i prek lehtë gjersa flet për veten.

Tingujt e kitarës, Ledion Halitaj thotë se e bëjnë të ndihet më i qetë dhe i lumtur.

Dashurinë për këtë instrument, 11-vjeçari nga Prishtina e kishte prej se ishte shumë i vogël, ndërsa prindërit i bindi t’ia blinin një kur ishte rreth 9 vjeç.

Në vitin 2020, Ledioni u regjistrua në shkollën private të muzikës “Beethoven” në Prishtinë, ndërsa në shtator të atij viti fitoi çmimin e parë në një festival ndërkombëtar të kitarës, i organizuar në Transilvani të Rumanisë.

“Kitarën e kam pasur qejf shumë dhe atë kitarë e kam mbajtur në katër festivale dhe pastaj e kam blerë kitarën e re”, tregon Ledioni për Radion Evropa e Lirë.Karriera e tij si muzikant i ri shpërtheu shpejt me pjesëmarrje të shumta në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Ai sot numëron 15 çmime nga këto festivale.

Por, përhapja e pandemisë COVID-19 më 2020 bëri që këto festivale të mbaheshin në formën online dhe ai të mos mund të udhëtonte në vende si Rumania e Bullgaria, ndër tjera.

“Por, prej këtij viti po përgatitem për festivale të radhës [me prezencë fizike]”, tregon i entuziazmuar 11-vjeçari.

Ndër vlerësimet më të veçanta për të, Ledionit i erdhi më 4 maj të këtij viti, kur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ia dha çmimin “Evropiani i Vitit”.

Ky çmim ndahet çdo vit për një person në Kosovë, për nder të Ditës së Evropës që shënohet më 9 maj.

Në mesin e disa të nominuarve nga kjo zyrë, fituesi zgjidhet përmes votave të publikut kosovar në rrjete sociale.

“Ky kitarist klasik 11-vjeçar, jashtëzakonisht i talentuar, është një model i vërtetë dhe një fener shprese. Më shumë të rinj kosovarë duhet ta zgjedhin artin si thirrjen e tyre”, tha Tomas Szunyog, ambasador i BE-së në Kosovë, gjatë ndarjes së çmimit për Ledionin.

Ledioni thotë se në mbrëmjen e ndarjes së çmimit, kishte shumë njerëz që po e shikonin.

“Por, nuk kishte problem”, thotë ai, duke shtuar se ky çmim “do ta motivojë shumë që të arrijë edhe suksese të tjera”.

Ledioni vijon mësimet në klasën e gjashtë në Shkollën Fillore “Ismail Qemajli” në Prishtinë, ndërsa mësimet e kitarës i ndjek dy herë në javë.

Mësuesin e tij, Erhan Mujka, Ledioni thotë se e ka kitarist të preferuar, së bashku me Petrit Çekun, një kitarist tjetër kosovar.

Mujka – krenar me sukseset e nxënësit të tij – thotë se do të dëshironte që të rinjtë e talentuar në muzikë nga Kosova, të kishin pasur mundësi të udhëtonin më lirshëm nëpër Evropë.

Qytetarët e Kosovës kanë regjim të vizave për udhëtim në shumicën e vendeve evropiane, por ai pritet të hiqet më 1 janar, 2024.

“Gara… nuk është ideja të zhvillohet vetëm sa për garë. Ideja është që (nxënësit) të shoqërohen. Është shumë me rëndësi që të shohin kulturën, zhvillimin e shteteve tjera, të shohin edhe nivelin e moshatarëve të nxënësve”, thotë Mujka, i cili është mësimdhënës i kitarës edhe në një shkollë publike të muzikës në Mitrovicën e Jugut.

“Lëndët e mia të preferuara janë biologjia dhe historia”, thotë Ledioni, i cili, megjithatë, fokusin synon ta mbajë në kitarë.

“Kam dëshirë të vizitoj vendet si Vjena (Austri), Italia e të tjera”, thotë ai, duke shpresuar që një ditë të paraqitet me kitarën e tij edhe atje./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për “Katanën”:  Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Abdixhiku për “Katanën”: Agim Ramadani, simbol i lirisë dhe vendosmërisë

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: Beteja e Koshares mbetet e pavdekshme

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama i kërkon Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Gola: Heqja e kufirit shqiptaro-shqiptar, arritja më e madhe e Betejës së Koshares

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën