TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Evropa dhe Ukraina bashkë: Koordinim përpara samitit vendimtar Trump-Putin në Alaska

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Evropa dhe Ukraina bashkë: Koordinim përpara samitit vendimtar Trump-Putin në Alaska

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy po përpiqet të mbledhë mbështetje ndërkombëtare përpara një samiti të rëndësishëm për fatin e Ukrainës, midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Takimi, i planifikuar të zhvillohet në Alaska të premten, nuk do të përfshijë Ukrainën ose aleatët kryesorë evropianë.

Kjo ka bërë që të ngjallen shqetësime se vendimet për të ardhmen e Ukrainës mund të merren pa vullnetin e plotë të saj.

Ky shqetësim e ka dërguar sot në Berlin, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili u takua ballë për ballë me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Të dy udhëheqësit zhvilluan takime virtuale me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe një gamë të gjerë aleatësh evropianë.

Përgjatë një koference të përbashkët, Merz dhe Zelenskyy theksuan se  “interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen” në takim.

“Interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen në Alaska. Ky ishte mesazhi që ne, si evropianë, i përcollëm Presidentit të SHBA-së Trump sot dhe mund të them se ishim në një mendje të gjerë si në vlerësimin tonë të situatës aktuale ashtu edhe në qëllimin e arritshëm për të premten e ardhshme”, tha Merz pas bisedës.

Kurse, presidenti ukrainas theksoj edhe njëherë se, “Çdo gjë që lidhet me Ukrainën duhet të diskutohet ekskluzivisht me Ukrainën,” duke bërë kërkesë për një takim të një formati trepalësh për bisedime.

Pas këtyre konsultimeve, liderët e BE-së dhe të NATO-s lëshuan deklarata në mbështetje të Ukrainës, duke theksuar se tani është radha e Rusisë për të vepruar.

Ata theksuan se Ukraina del më e fortë nga këto koordinime me partnerët perëndimorë.

Në prag të samitit, është bërë e ditur se presidenti amerikan ka refuzuar idenë e “shkëmbimeve territoriale”, një ide që kishte shkaktuar alarm në Kiev dhe në kryeqytetet evropiane.

Takimet, të organizuara nga Kancelari Merz, janë pjesë e një përpjekjeje të koordinuar evropiane për t’u siguruar që zëri i Ukrainës të dëgjohet –  përpara se Trump dhe Putin të ulen në Alaska për samitin e tyre të parë në më shumë se një vit të mandatit./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën