TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Europol kryen operacionin më të madh në histori kundër drogave sintetike

Agjencia evropiane e policisë, Europol bëri të ditur, të mërkurën se ka shkatërruar një nga rrjetet më të mëdha të prodhimit të drogës.

Sic raporton DPA, ky ishte operacioni më i madh kundër tregtisë së drogave sintetike, deri tani, që përfshiu disa bastisje kundër grupeve kriminale dhe zgjati më shumë se një vit.

Njëzet e katër laboratorë, që përdoreshin për prodhim janë nxjerrë jashtë funksionit dhe 85 të dyshuar janë arrestuar, njoftoi Europol, përfshirë dy udhëheqës të dyshuar, në Poloni, nga ku u koordinua krejt operacioni

Sipas autoriteteve doganore gjermane, në gjithë vendin janë zbuluar gjashtë laboratorë të paligjshëm të drogës.

“Në nivel kombëtar, janë sekuestruar mbi 800 kilogramë droga sintetike dhe rreth 160.000 litra mbetje kimike shumë toksike”, tha Tino Igelmann, shef i Zyrës së Hetimeve Penale të Doganave, në një konferencë për media në Këln. “Si në Gjermani ashtu edhe në Evropë, këto përmasa janë të papara deri më tani”.

Europol, që u ofron mbështetje vendeve anëtare të BE-së në hetime në fusha si krimi i organizuar dhe terrorizmi, tha se në total janë sekuestruar rreth 1.000 tonë kimikate, të cilat mund të ishin përdorur për të prodhuar qindra tonë droga të forta, si MDMA, amfetamina dhe metamfetamina.

Droga sintetike e prodhuar nga kimikate paraqet një rrezik veçanërisht serioz për shëndetin ndërsa përbëjnë një problem të madh mjedisor.

Sipas Europol-it, kimikatet janë importuar në Evropë nga disa kompani që dukeshin të ligjshme.

Më pas, në Poloni u janë vendosur etiketa të rreme dhe më pas janë dërguar në disa vende të tjera.

Gjatë operacionit, janë kontrolluar dhjetëra objekte dhe janë sekuestruar automjete, pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe drogë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Sa do të kushtojnë sot derivatet në Kosovë?

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Rrahje në Vragoli, arrestohen tre persona

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Zhduket një vajzë në Malishevë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën