TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Europiani, përcaktohen vazot e shortit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Europiani, përcaktohen vazot e shortit

Me përfundimin e ndeshjeve kualifikuese janë përvijuar zyrtarisht edhe vazot e shortit për fazën e grupeve të kampionatit europian Gjermani 2024. Ashtu siç edhe pritej që me sigurimin e kreut të grupit Shqipëria ndodhet në vazon e dytë, një arritje kjo madhështore, por që duke parë ecurinë e kualifikueseve ku përcaktimi i vendit në vazo varet nga pikët në grupet kualifikuese, shumë ekipe të mëdha janë renditur në vazot më të ulëta pra të tretën apo të katërtën, çka do të thotë se jo domosdoshmërisht Shqipëria do të ketë kundërshtarë më të lehtë të paktën në letër.

Natyrisht, vazoja e parë është ajo e pëshave të rënda, më të mirat. Franca mbi të gjitha, pasi edhe skuadra e dytë e Deschamps mund të garojë me gjithë kombëtaret e tjera. Përkrah saj Spanja që ka kualitet, mentalitet dhe lojë të një tjetër niveli dhe më pas një Portugali e pasur me talente, Anglia për të cilën në Europian vlen shprehja “tani ose kurrë” dhe Gjermania që pavarësisht një momenti të errët mbetet gjithmonë Gjermania. Në grup është dhe Belgjika që në kualifikuese është e jashtëzakonshme por në fazën finale ka shfaqur limite.

Shqipëria do të ketë kundërshtar në grup njërën prej tyre, me kuqezinjtë që ndodhen në vazon e dytë bashkë me Danimarkën, Hungarinë, Austrinë, Rumaninë dhe Turqinë. Të gjitha skuadra të forta por që nuk përbëjnë ndonjë privilegj të madh që Shqipëria nuk do t’i ketë kundërshtarë në short, sidomos nëse hedh sytë te vazot e tjera.

Vazo e tretë në fakt ka kundërshtarë më të rrezikshëm pasi niveli i skuadrave mund të konsiderohet edhe më i fortë se ai i vazos së dytë. Kroacia gjysëmfinaliste e Botërorit të fundit dhe Holanda janë kundërshtarët më të frikshëm, ata për t’u evituar në short për Shqipërinë nga kjo vazo, pastaj vijnë Sllovakia, Sllovenia, dhe Republika Çeke, që janë kundërshtarë më të përballueshëm për kuqezinjtë.

Vazo e katërt, këtu vjen më e bukura , falë barazimit me Ukrainën në vazon e katërt ndodhet Italia, bashkë me dy skuadra të tjera të forta Serbinë, dhe Zvicrën, teksa tre vendet e fundit do të përcaktohen nga skuadrat që do të fitojnë biletat e mbetura nëpërmjet play ofit.

Por, gjithsesi përveç Serbisë, një përballje me ngarkesë të veçantë emocionale, si Italia ashtu dhe Zvicra do të ishin kundërshtarë të vështirë për Shqipërinë në Europian.

Shorti që do të përcaktojë rivalët e kuqezinjve do të hidhet në 2 dhjetor në Hamburg në orën 16.00 me atë shqiptare, ku do të konfigurohen 6 grupet me nga 4 skuadra të fazës finale në Gjermani. Në 1/8 kualifikohen dy skuadrat e para të cdo grupi, plus 4 të tretat më të mira, që do të përcaktohen nga pikët e grumbulluara.

Mbetet për t’u parë nëse goglat në Hamburg do të jenë favorizuese për kuqezinjtë që në këtë europian, shkojnë me bindjen për të kaluar fazën e grupeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Haradinaj: Sonte i gjithë kombi shqiptar është me Kosovën, shkruani historinë

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Abdixhiku uron Kosovën: Kemi arritur diçka që pak kush e arrin – besimin

Begaj: Shqipëria konfirmon progresin me hapjen e kapitujve të fundit të negociatave për BE

Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Foramcioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

Ulutash: Angazhim i KFOR-it për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

KFOR zhvillon trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Zvicrës

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Foramcioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën