Përmes një postimi në Twitter, ai u shpreh se nuk mund të përballojnë një tjetër konflikt në kontinentin evropian.
Madje, ai i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje sot në Bruksel. Ne nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë. I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe të ndërpresë lidhjet me Putinin”, shkroi ai./teve1.info/