TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët

by teve1
3 javë ago
0
A A
Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët

Ekspertë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë dhënë alarmin se Europa nuk është e përgatitur për një luftë të mundshme me Rusinë, e cila sipas vlerësimeve të inteligjencës mund të ndodhë brenda viteve të ardhshme.

CNN shkruan se ky ishte përfundimi i një konference të zhvilluar muajin e kaluar në Whitehall, selinë e qeverisë britanike, e organizuar nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI).

Sipas ekspertëve, Rusia po përgatitet seriozisht për mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Evropën, ndërsa e vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë është forcimi real i kapaciteteve ushtarake dhe përgatitja e shoqërive evropiane për një skenar lufte.

Ata paralajmërojnë se nuk mjaftojnë vetëm investimet financiare, por kërkohet edhe një ndryshim i thellë mentaliteti, si në politikë ashtu edhe te qytetarët.

Sam Greene, profesor i politikës ruse në King’s College London, tha se shoqëritë evropiane po fillojnë ta ndiejnë kërcënimin, por qeveritë ende hezitojnë të flasin hapur me publikun.

Ndërkohë, ekspertët theksojnë se Rusia tashmë po zhvillon një luftë hibride kundër Perëndimit, përmes sabotimeve, ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të NATO-s, bllokimit të GPS-së në Baltik dhe fushatave të dezinformimit.

Paralajmërimet janë shtuar edhe nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ka deklaruar se Rusia mund të jetë gati për një sulm ndaj aleancës brenda pesë viteve, ndërsa shërbimet e inteligjencës gjermane flasin për një afat edhe më të afërt, deri në vitin 2029.

Vendet baltike janë edhe më pesimiste, duke vlerësuar se rreziku mund të materializohet brenda tre viteve.

Megjithëse NATO ka hartuar plane mbrojtëse, ekspertët paralajmërojnë se ato bazohen në kapacitete që shpesh nuk ekzistojnë realisht.

Sipas Jack Watling nga RUSI, qeveritë po planifikojnë mbi “lista dëshirash”, ndërsa mungon veprimi konkret.

Në këtë kontekst, edhe Mbretëria e Bashkuar ka nisur një rishikim strategjik të mbrojtjes.

Ish-zyrtarë të lartë të NATO-s dhe sigurisë paralajmërojnë se me ritmet aktuale, Britanisë do t’i duheshin rreth 10 vite për t’u përgatitur për luftë, ndërkohë që koha reale në dispozicion mund të jetë vetëm 3 deri në 5 vite.

Pas dekadash paqeje dhe uljeje të shpenzimeve ushtarake, Evropa po përballet me një realitet të ri.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga aleatët evropianë, kanë ndryshuar balancat.

Sot, 31 nga 32 vendet e NATO-s pritet të arrijnë objektivin e 2% të PBB-së për mbrojtje, ndërsa është rënë dakord që ky target të rritet në 5% deri në vitin 2035.

Megjithatë, sfida mbetet bindja e qytetarëve për sakrifica të mundshme.

Ndërsa në vendet nordike dhe Baltik ka përgatitje konkrete, rikthim të rekrutimit dhe trajnime civile, në vende të tjera evropiane ekziston ende hezitim dhe mungesë besimi te institucionet.

Ekspertët paralajmërojnë se koha e “dividendit të paqes” ka përfunduar dhe se Evropa duhet të përgatitet seriozisht për një të ardhme më të pasigurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Britania e Madhe dhe shtetet evropiane thërrasin ambasadorët iranianë

Britania e Madhe dhe shtetet evropiane thërrasin ambasadorët iranianë

Trump inkurajon protestuesit në Iran të vazhdojnë, sinjalizon ndërhyrje: “Ndihma është rrugës”

Trump inkurajon protestuesit në Iran të vazhdojnë, sinjalizon ndërhyrje: “Ndihma është rrugës”

Rusia dënon kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit

Rusia dënon kërcënimet e SHBA-së ndaj Iranit

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën