Në fjalimin e saj ajo kritikoi deputetët e tjerë dhe tha se ata kanë bërë shumë pak përkundër guximit që kanë treguar gratë e Iranit gjatë protestave të përhapura të javëve të fundit.
“Ne popujt dhe qytetarët e BE-së kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj grave dhe burrave në Iran. Derisa Irani të jetë i lirë, zemërimi ynë do të jetë më i madh se shtypësit. Derisa gratë e Iranit të lirohen, ne do të qëndrojmë me ju. Jin, Jiyan, Azadî. Gratë, jetë, liri!”– tha Abir Al-Sahlani
Protestat për vdekjen e Mahsa Aminit në Iran janë duke vazhduar ende dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut botëror për të drejtat e grave në këtë vend.
Mbi 50 persona besohet se janë vrarë deri më tani në këto protesta dhe duke arrestuar mbi 1500 të tjerë. Por iranianët kanë vazhduar të dalin në rrugë masivisht.