TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Eurodeputeti holandez: Pres edhe hapa të tjerë nga Spanja

nga Shpat Blakcori
9 Janar, 2024
0
A A
Eurodeputeti holandez: Pres edhe hapa të tjerë nga Spanja

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe do të ndikojë pozitivisht në forcimin e marrëdhënieve të këtij shteti me vendet anëtare të bllokut evropian. Ai e ka përshëndetur edhe vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave, duke thënë se është sinjal i mirë që Spanja mund të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes se pavarësisë së Kosovës

Lajmit për liberalizimin e vizave nuk ju gëzuan vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe disa eurodeputet që lobuan fuqishëm që ky proces të përfundoj me sukses për shtetin më të ri në Evropë.
Njëri nga ta është holandezi Thijs Reuten, i cili përgjatë këtyre viteve ishte shumë i zëshëm sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët.

Ai thotë se kjo është një mundësi e mirë edhe për vetë qytetarët e Bashkimit Evropian, që ta vizitojnë Kosovën dhe ta njohin më mirë vendin.

Me liberalizimin e vizave, Reuten, shpreson që do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Me liberalizimin e vizave u shënua një fillim i mbarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Tani të gjithë shtetasit e Kosovës kanë mundësi që të lëvizin të lirë dhe t’i vizitojnë qytetet evropiane. E di shumë mirë se me çfarë probleme janë ballafaquar qytetarët për të siguruar një vizë udhëtimi, tani me vjen mirë që janë hequr këto procedura. Kjo është një mundësi e mirë edhe për qytetarët evropian të vijnë në Kosovë dhe ta vizitojnë këtë vend, pra këtu nuk përfitojnë vetëm kosovarët por të gjithë. Shpresoj që do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, deklaroi eurodeputeti Thijs Reuten.

E një befasi për kosovarët ishte se edhe Spanja vendosi që t’i njoh pasaportat, pavarësisht se faktit se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Eurodeputeti holandez tha për tëvë1, se ai kishte informacione më herët për këtë vendim të shtetit spanjoll.

Ai tutje shpreson që Spanja do të bëjë edhe një hapa përpara duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Unë kisha informacione edhe më herët se Spanja ishte duke lëvizur në atë drejtim për të njohur pasaportat e Kosovës, por ata po prisnin momentin e duhur për ta bërë publik lajmin. Shpresoj që hapi i radhës nga Spanja do të jetë fillimi i procedurave për ta njohur Republikën e Kosovës. Jo vetëm Spanja, besoj se në atë drejtim duhet të lëvizin edhe katër shtetet e tjera mos njohëse brenda bllokut evropian. Konsideroj se duhet edhe më shumë angazhim nga 22 shtetet e tjera të Bashkimit Evropian për t’i bindur ato 5 vendet që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë Kosovës. Unë akoma nuk e di datën e saktë, por jam i bindur që ato 5 shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Reuten.

Politikani holandez, thotë se Kosova duhet të krijoj marrëdhënie me të ngushta me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

pasi sipas tij për tu bërë anëtare e plotë në familjen evropiane kërkohet më shumë punë.

“Unë jam shumë i hapur për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk duhet parë si privilegj anëtarësimi i këtyre shteteve në bllok, sepse edhe për vetë BE-në do të ishte e mirë që të zgjerohet, sepse këto shtete i përkasin kontinentit evropian. Është në interesin tonë që të krijojmë një zonë stabiliteti me demokraci më të qëndrueshme. Bashkimi Evropian duhet ta hap derën për të gjitha ato shtete që përfaqësojnë vlera demokratike. Sugjerimi im për Kosovën është që të vazhdoj të krijoj marrëdhënie me të ngushta bilaterale më shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Natyrisht që për t’u anëtarësuar në familjen evropiane kërkohet shumë punë dhe jam i bindur se Kosova duhet të punoj më shumë në atë drejtim”, tha eurodeputeti Thijs Reuten.

Shtetasit kosovar të pajisur me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen, dhe kanë të drejtë të qëndrojnë deri 90 ditë në cilëndo prej këtyre vendeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X