TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eurodeputeti austriak: Të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Eurodeputeti austriak: Shteti serb po i mbron kriminelët

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë meqë ka një kohe që gjerat nuk po lëvizin në drejtimin e duhur. Ai nder te tjera ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës që sipas tij të padrejta.

Ka besim që me komisionin e ri evropian, Kosova do të bëjë më shumë progres në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të angazhohet më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Waitz thekson se ka ardhur koha që brenda BE-së të flitet njëzëri për Kosovën andaj pret që brenda bllokut të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrim.

Ai e sheh si sinjal pozitiv që Spanja ka vendosur t’i njoh pasaportat e Kosovës.

“Kam besim se do të ketë më shumë progres me përfaqësuesen e lartë, Kaja Kalas, sepse e njeh mirë realitetin politik në Ballkan. Pres se do të ketë shumë më shumë angazhim për Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që do të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Së fundmi ishte një sinjal pozitiv që Spanja vendosi t’i njoh pasaportat e Kosovës. Ka akoma shumë brenda Bashkimit Evropian për t’i  përmirësuar këto çështje dhe për të folur njëzëri për Kosovën”, tha Waitz.

Diplomati austriak ka nënvizuar rëndësinë që të ketë progres edhe në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Waitz mendon se është e nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes të dyja vendeve.

“Në përgjithësi mendoj se ne kemi nevojë për një fillim të ri të këtij negocimi, ndoshta një format të ri dialogu dhe kjo është duke u diskutuar mes deputetëve të Parlamentit Evropian. Është e rëndësishme që të dyja palët të bëjnë kompromise edhe të lëvizet përpara. Ka disa shtete dhe individë që duket se e trajtojnë më butë Serbinë dhe unë jam shumë kritik për këtë çështje sepse Serbia nuk po bën progres sa duhet në nivelin e demokracisë. Në fakt nuk është problemi tek Serbia por tek qeveria e Vuçiqit që i frynë nacionalizmit dhe nxit urrejtje mes njerëzve”, tha eurodeputeti austriak.

Krejt në fund, Waitz kërkon që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës që sipas tij kanë qenë të padrejta.

“Konsideroj se ishte padrejtë kur iu vunë masat ndëshkuese Kosovës duke pasur i parasysh veprimet e Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha që këto masa ndëshkuese të hiqen për Kosovën dhe për këtë çështje është duke u folur në Bruksel”, tha ai.

Unioni Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që ti zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit. /teve1.info/

Tags: BEKaja KallasThomas Waitz
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

​Pas dakordimit Kurti-BE për serbët, Lista Serbe thirrje komunitetit të tyre: Aplikoni për dokumente të Kosovës

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Apeli dërgon në paraburgim tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdar

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Ambasadori austriak për ngjarjen tragjike në Vjenë: Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Të enjten pa rrymë disa zona të Ferizajt dhe Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën