Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz ka vlerësuar progresin e Kosovës në forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e proceseve zgjedhore, duke theksuar se vendi po shfaq standarde të larta në këtë drejtim.
Ai ka theksuar se Kosova mund të konsiderohet ndër vendet kryesore kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përmendur përputhshmërinë e lartë të Kushtetutës me standardet evropiane.
Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve në Kosovë është një shembull pozitiv për rajonin, veçanërisht në aspektin e transparencës dhe trajtimit të dyshimeve përmes rinumërimeve.
“Kosova është një vend që ka një kushtetutë shumë të afërt me kushtetutat evropiane. Është një vend që ka dhënë shembull se si organizohen zgjedhjet në rajon, dhe edhe aty ku ka pasur dyshime, janë bërë rinumërime të rregullta. Disa vende të rajonit mund të mësojnë nga ky shembull”, ka thënë Waitz.
Megjithatë, ai theksoi se procesi i integrimit po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia.
“Arsyeja pse nuk është kështu lidhet me faktin se Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe vazhdon të bllokohet në rrugën e saj. Kjo është një çështje ku pajtohem me kolegët, sepse elita politike nuk është e gatshme për kompromis”, tha ai./teve1.info/
Austrian Member of the European Parliament, Thomas Waitz:
Kosovo 🇽🇰 would be an EU frontrunner under normal circumstances. pic.twitter.com/yQsD0NtjfT
— Admirim (@admirim) April 10, 2026







