TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eurodeputetët kritikojnë qasjen e BE-së, sipas tyre vetëm Kosova po qortohet

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Eurodeputetët kritikojnë qasjen e BE-së, sipas tyre vetëm Kosova po qortohet

Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do të komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit, tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.

Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Koopman tha se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

Gjatë këtij debati, Lajçak u ka sqaruar eurodeputetëve hapat konkretë që BE-ja u ka propozuar Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Në këtë debat, shumica e deputetëve të BE-së. Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Deputetët e PE-së kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por as Lajçak dhe as Koopman nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Dy zyrtarët evropianë, megjithatë përsëritën disa herë se “nga të dyja palët kërkohen veprime dhe hapa konkretë”.

Lajçak u shpreh i gatshëm të ndaj detaje me deputetët evropianë për hapat që u janë kërkuar palëve për të shtensionuar situatën.

Si hap të parë ai përmendi tërheqjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri dhe njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale, paralelisht me tërheqjen e protestuesve. Hap i dytë, sipas tij, është zhbllokimi i hyrjes së kamionëve me mallra nga Serbia në Kosovë, uljen e nivelit të gatishmërisë dhe tërheqjen e forcave ushtarake të Serbisë nga afërsia e kufirit me Kosovën dhe mosdërgimi i tyre në atë zonë.

Ai po ashtu tha se përgjegjësit për dhunën në veri duhet të dalin para drejtësisë dhe misioni i BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) do të duhej të monitoronte proceset ndaj tyre.

Lajçak po ashtu përmendi edhe kërkesën e bllokut që të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – publikisht të deklarojë se do të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Ai tha se po punohet në dy opsione për shpalljen e zgjedhjeve. Opsioni i parë, sipas tij, është më i lehtë dhe ka të bëjë me mundësinë e dorëheqjes së kryetarëve të rinj të komunave në veri. Opsioni tjetër, sipas Lajçakut, politikisht është më i përshtatshëm pasi largimi i kryetarëve do të bëhej përmes një kërkese të nënshkruar nga qytetarët.

Kritikave për anshmëri dhe “përkëdhelje” të Beogradit, Lajçak iu përgjigj duke thënë se ai kryen “mandatin në mënyrë të paanshme” dhe se “kritikohem nga të dyja palët”.

“Unë jam mjaft i drejtpërdrejt në takime me ta. Por, qortimi publik dhe fajësimi do të ishte rrugë drejt katastrofës në dialog”, tha Lajçak, duke iu përgjigjur kritikave të eurodeputetëve se ai ka qenë i butë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre, ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Zelensky thotë se propozimet e paqes mund t’i paraqiten Rusisë brenda ditësh

Zelensky thotë se propozimet e paqes mund t’i paraqiten Rusisë brenda ditësh

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Mesjava “ndez” Superligën e Kosovës në basketboll

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën