TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Eurodeputetët kërkojnë që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Në Parlamentin Evropian gjatë së martës u diskutua për situatën në veri pas agresionit të Serbisë të kryer më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Eurodeputetët kërkuan që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu, u kërkua nga Kosova dhe Serbia që të de-eskalojnë situatën në veri dhe t’i kthehen dialogut.

Gjatë diskutimeve, deputetët e PE-së kërkuan që Serbisë t’i ngrihen fondet e BE-së.

Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiq vlerësoi se shkalla e operacionit të 24 shtatorit ishte e paprecedentë.

“Ky është një alarm i fortë se gjendja në veri të Kosovës është jashtëzakonisht e rëndë. BE po ndjek nga afër hetimet në vazhdim dhe pret që autorët të sillen para drejtësisë dhe se Serbia do të bashkëpunojë plotësisht, duke përfshirë parandalimin e kontrabandës së armëve,” tha ai, shkruan European Wester Ballkans.

Ai shtoi shtoi se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën.

Lenarçiq e cilësoi si shqetësuese retorikën nga Beogradi, si dhe mënyrën se si është shënuar dita e zisë.

Sipas tij, sulmi nuk duhet të përdoret si justifikim për të larguar vëmendjen nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se lidhjet e Milan Radojiçiq, politikanit serb të Kosovës që udhëhoqi sulmin, me Beogradin zyrtar janë më se të dukshme.

“Serbia duhet të bashkëpunojë pa kushte në hetim dhe të mbajë përgjegjës të gjithë ata që janë përgjegjës. I bëj thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së që të dërgojnë forca shtesë në KFOR”, ajo.

Andreas Shider akuzoi presidentin e Serbisë se i hodhi benzinë ​​zjarrit dhe bëri thirrje për një reagim të fortë të BE-së.

Siç raporton më tej EWB, disa anëtarë të tjerë të Parlamentit Evropian, duke përfshirë Tineke Strik (Të Gjelbërit/EFA), Thomas Weitz (të Gjelbërit/EFA) dhe Tys Rojten (S&D), kanë bërë gjithashtu thirrje për ngrirjen e fondeve për Serbinë.

Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë që dënon sulmin në Banjskë në seancën e dytë plenare të këtij muaji, e cila duhet të mbahet nga 16 deri më 19 tetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA–B për trajnerët e portierëve

FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA–B për trajnerët e portierëve

Turneu “Peja International Preseason Tournament” me skuadra elitare evropiane

Turneu “Peja International Preseason Tournament” me skuadra elitare evropiane

Superliga kthehet të dielën, derbi në mbrëmje

Superliga kthehet të dielën, derbi në mbrëmje

Sonte në Suharekë shfaqet “Komedia e Zezë”

Sonte në Suharekë shfaqet “Komedia e Zezë”

Maxhuni, lider i trepikëshave në Eurobasket

Maxhuni, lider i trepikëshave në Eurobasket

Diella, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

Diella, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

Federata angleze ngrit 74 akuza kundër Chelseat

Federata angleze ngrit 74 akuza kundër Chelseat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X