Skuadra e Konyasporit e ka prezantuar të enjten Valon Ethemin nga skuadra e Istanbulsporit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes pas përfundimit të sezonit.
Futbollisti i krahut që përfaqëson Maqedoninë e Veriut do ta mbajë veshur fanellën me numrin 72.
“Konyaspor e ka transferuar Valon Ethemi në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe e ka të drejtën e blerjes së tij”, ka shkruar klubi i Superligës së Turqisë
Valon Ethemi ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në 16 paraqitje me fanellën e Istanbulsporit në edicionin aktual.