Ka eskaluar protesta para Parlamentit, protestuesit po thyejnë barikadat duke u futur në oborrin e Parlamentit, përballë kordonit të njësitit special. Protestuesit po gjuajnë me gjëra të ndryshme në drejtim të Parlamentit. Disa nga protestuesit po mbajnë maska.
Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me mjete piroteknike, e po ashtu janë dëgjuar edhe thirrje të shumta kundër propozimit francez./alsat.mk/