Gabriel Escobar, i Dërguari i Posacëm i Departamentit të Shtetit për Europën Juglindore do të zhvillojë një vizitë 3-ditore në Tiranë nga data 11 deri më 13 Prill.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Escobar do të takohet sot me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa të mërkurën në mesditë, ai do të zhvillojë dhe një bashkëbisedim me tre përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.