TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Escobar: Siguria e serbëve në Kosovë, përgjegjësi e Qeverisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Escobar: Siguria e serbëve në Kosovë, përgjegjësi e Qeverisë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, deklaron se serbët në Kosovë duhet të jetojnë të sigurt dhe dinjitetshëm, duke shtuar se për këtë përgjegjëse do ta mbajnë Qeverinë e Kosovës.

Escobar këto deklarata i dha gjatë vizitës në Pejë, ku ishte i shoqëruar me kryetarin e qytetit, Gazmend Muhaxheri.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës, ata kanë përgjegjësinë për ta arritur këtë dhe ne do t’i mbajmë ata përgjegjës për këtë. Unë mendoj se të gjithë njerëzit në Kosovë mund të llogarisin në mbështetjen amerikane për shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë ata që jetojnë në këtë vend. Shpresoj se ata mund të ndjejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan”, ka thënë Escobar, në një intervistë për Radio Gorazhdevac.

Gjatë kësaj vizite, ai tha se serbët në Kosovë po vuajnë për shkak të vendimit të BQK-së.

“Këtu ka një komunitet që po vuan vërtet. Ka njerëz që përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësive për të marrë pensione. Kështu që unë me të vërtetë dua të punoj me qeverinë e Kosovës me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se janë duke punuar në zbatimin e marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, në një afat më të gjatë, ne ende duhet të punojmë shumë për të zbatuar marrëveshjen historike të normalizimit që arritëm marsin e kaluar. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha Gabriel Escobar.

Ai tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./teve1.info/

Tags: Gabriel EscobarSiguria e serbëve në Kosovëvendimi i BQK-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku falënderon votuesit: Rezultati i LDK-së është verdikt i qytetarëve

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza pas përfundimit të numërimit: PDK obligohet të bëjë më shumë për qytetarët

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën