Punimet kanë filluar.
Në fshatin Krajkovë të Drenasit ka nisur ndërtimi i një muzeu të luftës.
Dokumentuesi i krimeve të luftës, Esat Shala thotë se ka qenë dëshirë e kahmotshme ndërtimi i saj.
Ai tregon edhe specifikat e këtij muzeu që do të jetë i hapur për të gjithë.
“Ka me qenë një ekran brenda atij teatri, një projektor shumë i madh që kanë me u shfaqë incizime të luftës gjatë gjithë javës, gjatë gjithë vitit, dmth nuk ka me u ndërpre asnjëherë për shkak të materialit të shumtë që e kemi, ka me qenjë një dhomë special për njerëz që dojnë me ardhë me marrë incizime dhe foto të luftë sp apagesë, ka me qenë një dhomë speciale për psikologë për njerëzit të cilët kanë me ardhë me u trajtu aty pa pagesë, ka me qenë një arkivë e imja personale aty”.
Meqenëse projektin e ka nisur me forca vetanake, Shala tregon se janë paraqitur shumë njerëz për ta ndihmuar në realizimin e tij.
“Ymytin e kam te mërgimtarët, te populli, edhe i falënderoj disa firma shumë serioze në Kosovë që mu kanë lajmëru, dhe besoj që me ndihmën e tyre besoj deri kah prilli ka me qenë funksionale… Njerëzit janë shumë të kënaqur, më kanë thirrë shumë njerëz, komentet janë të gjitha pozitive dhe domethënë kontributi është i tyre, jo kontributi jem”.
Por, shton se institucionet as këtë herë nuk kanë shprehur vullnet për ndihmë, andaj ka një apel për ta.
“Po nëse kanë mundësi me ndihmu sepse ky teatër apo muze ka me i hy në punë edhe shtetit, jo veç mu sepse shteti normal edhe sot vjen kërkon ndihmë prej meje, foto, video të luftës, kam bashkëpunim me shumë hetues të krimeve që kanë ndodhë gjatë luftës në Kosovë edhe e kanë vendin ku me u orientu, për me marrë një dokument të luftës, dmth ky i hin në punë edhe shtetit të Kosovës, jo veç mu apo gjeneratave të reja”, deklaroi Shala.
Ndër arsyet që e kanë shtyrë për këtë projekt, ai thekson se është që t’iu shërbejë edhe gjeneratave të reja për njohjen me historinë e shtetit të Kosovës.






