TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

‘Si señor’ Ernest Muçi, Firmino i Shqipërisë

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
‘Si señor’ Ernest Muçi, Firmino i Shqipërisë

I lindur në marsin e vitit 2001, u rrit rrugëve të Tiranës, për të filluar karrierën futbollistike në moshën 15 vjeçare.

Fanella e Dinamos së Tiranës ishte e para që sulmuesi Ernest Muçi djersiti, e që në fakt doli të ishte fillimi i diçkaje të madhe. Ishte koha që Muçi të kalonte tek skuadra që simpatizonte si fëmij, KF Tirana, për grupmoshat U17.

Debutimi i tij professional erdhi në moshën vetëm 16 vjeçare, më 28 janar të vitit 2018, në një ndeshje që kryeqytetasit e fitonin 3-0 përballë Shkumbinit, duke zëvendësuar Bedri Grecën në minutën e 56’ të takimit, në Kategorinë e Parë. Nuk shkoi shumë, dy muaj më vonë, saktësisht më datën 3 mars të atij viti, Muçi shënoi golin e tij të parë në ekipin senior kundër Shkëndollit, në minutën e 78 ‘për rezultatin 4-0, si zëvendësues i Alked Çelhaka. Atë botë, , sulmuesi shënoi 3 gola në 11 paraqitje, në të cilat 6 si startues dhe Tirana shpallej kampion i Kategorisë së parë për sezonin 2017/18 duke siguruar kështu rikthimin në Kategorinë Superiore.

Muçi debutoi në elitën e futbollit të Shqipërisë më 2 shtator të 2018 në humbjen 3-1 ndaj Kukësit, por la gjurmë duke shënuar golin e vetëm, pasi u fut në ndeshje në minutën e 61.

Sezoni tjetër nuk ishte më i miri për të, në 2018/19, ai shënoi vetëm një gol në 11 paraqitje. Megjithatë, në dy edicione radhazi, gjërat ndryshuan për të mirë. Ai realizoi 12 gola  në 27 ndeshje dhe në atë 20/21 gjeti rrjetën 7 herë në 25 zbritje në fushë.

Ishin minutat e fundit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, Muçi me një gol nga goditja e lirë, nguliti në memoriet e tifoëzve bardheblu atë moment unik.

Një sulmues i lëvizshëm, që di të operojë në disa pozita dhe përdor mirë të dyja këmbët duke bërë që atributet e tij të mos mbesin pa u parë. Klasi i tij ra në sytë e skautëve të Legia Warzsaw, që transferuan sulmuesin në shkurt të vitit 2021. Deri më tani me skuadrën polake, ai ka arritur të shënojë 19 gola në 72 paraqitje, ndërsa është paraqittur në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe Konferencë Ligë.

Përveç karrierës me klube, Muçi është pjesë e kombëtares shqiptare që nga grupmoshat U19 ku shënoi 4 gola në 7 ndeshje, më pastaj U21 arriti poaq gola në 11 takime dhe së fundmi me ekipin A që po vazhdon të jetë ende. Ai është pjesë e skuadrës e cila është vetëm një pikë larg të sigurojë kualifikimin për evropianin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Gjermani, duke luajtur një rol të rëndësishëm nën urdhërat e trajnerit Sylvinho. Numri që Muçi mban në fanellë tek Legia Warszaw është 20, ndërsa tek Shqipëria djersit atë me numrin 17 në shpinë.

Derisa vazhdon të shkëlqejë me ekipin dhe kombtaren, vlera e sulmuesit në treg aktualisht është rreth 15 milionë euro dhe sigurisht se interesimi për të është i lartë. Zërat nga Shqipëria thonë se ekipë në Serie po shikojnë mundësitë për të siguruar shërbimet e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ten Hag me akuza ndaj Ronaldos

Ten Hag me akuza ndaj Ronaldos

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha i mungon Lecces edhe kundër Juventusit

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Liga e parë, xhiro e rregullt luhet të mërkurën

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Synimet e mëdha të Muçit me Trabzonsporin

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

​Gjuriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

​Gjuriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Speciale ndryshon procedurat, prokurorët mund të nisin hetime pa autorizim paraprak

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Kuçi kërkon përfshirjen e ekspertëve në strategjinë për Specialen: Kosova nuk duhet të rrijë pasive

Kuçi kërkon përfshirjen e ekspertëve në strategjinë për Specialen: Kosova nuk duhet të rrijë pasive

Schuebel dhe Rashiq diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

Schuebel dhe Rashiq diskutojnë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën