Erërat e forta në disa qytete në Kosovë kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik, kryesisht në përçues dhe në shtylla elektrike.
Kompania që bën shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, ka njoftuar se rajonet më të prekura janë Istogu, Peja, Deçani, Gjakova dhe Skenderaj.
Po ashtu ka bërë të ditur se po punon në sanimin e këtyre dëmeve.
“KEDS ka shtuar ekipet në terren me qëllim që sa më parë të sanojnë dëmet në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë”, thuhet në njoftim.