Erdogani ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit. Duke folur pas një takimi të kabinetit, ai tha se shpresonte të organizonte një samit midis liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”.
Si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim midis Putinit dhe Zelenskit në javët e fundit. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha për Financial Times se një samit i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.
Dhe Zelensky gjithashtu hodhi poshtë mundësinë javën e kaluar gjatë një takimi me Erdogani, duke i thënë liderit turk se ishte “shumë i befasuar” kur dëgjoi se Moska ishte “gati për një lloj paqeje”. /abcnews