Ndërsa ka folur për Gazën, Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk e ka lënë pa e përmendur edhe fqinjin e tij juglindor, Sirinë.
Ai përmendi se “për 13 vjet, ju kam folur nga kjo platformë për shtypjen dhe konfliktet në fqinjin tonë Siri”, duke iu referuar luftës së gjatë civile aty.
Megjithatë, tha ai, me rënien e regjimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor, vendi “ka hapur dyert për një periudhë të re”, tha ai.
Presidenti turk tha se ka shpresë të madhe se populli i Sirisë do të jetë në gjendje të rindërtojë kombin e tij dhe premtoi mbështetje ushtarake për “vizionin e një Sirie të vetme dhe të bashkuar pa forma terrorizmi, veçanërisht ISIS-in”.