TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erdogan: Izraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke komentuar për sulmin me dron nga Izraeli ndaj një anijeje me ndihma humanitare drejt Gazës ndërsa ndodhej në Maltë, tha se Izraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe “e ka bërë zakon shkeljen e saj”, raporton Anadolu.

“E gjithë bota e di se këto anije po transportonin ndihma humanitare dhe vepronin në përputhje me rregullat ndërkombëtare të lundrimit”, theksoi Erdogan në avion gjatë kthimit nga Republika Turke e Qipros Veriore.

“Pavarësisht kësaj, sulmi u realizua – kjo është banditizëm dhe pirateri e pastër. Izraeli po përpiqet të mposhtë palestinezët duke ua bllokuar ushqimin dhe barnat, pasi nuk ia doli me bomba dhe armë të rënda”, shtoi lideri turk.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund “spirales globale të heshtjes” ndaj veprimeve të Izraelit.

“Duhet të kuptohet: bota është më e madhe se Izraeli. Ajo duhet të qëndrojë në lartësinë e këtij mesazhi dhe të shuajë këtë zjarr që po përpiqet ta përfshijë botën”, theksoi ai.

Lidhur me sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe përpjekjet për destabilizimin e vendit, Erdoğan u shpreh: “Një klimë paqeje dhe stabiliteti është gjëja e fundit që dëshiron Izraeli”.

“Izraeli është i shqetësuar nga përfundimi i luftës civile në Siri, nga e drejta e popullit sirian për të vendosur për të ardhmen e vet, si dhe nga erërat e unitetit dhe integritetit”, tha Erdogan.

Ai shtoi se Izraeli po përpiqet të provokojë grupe të caktuara në Siri për të ndezur një konflikt të ri.

“Izraeli, që nuk ngurron t’i vë zjarrin rajonit, është gjithashtu thellësisht i shqetësuar nga fuqia e Türkiyes në rajon dhe arritjet që ka realizuar”, theksoi ai.

“Të gjithë duhet të punojnë për ndërtimin e një Sirie të re, mbi bazat e unitetit dhe integritetit territorial”, shtoi Erdoğan, duke nënvizuar: “Turqia nuk do të lejojë që Siria të futet në një konflikt të ri”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën