TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Erdogan bisedon me princin bin Salman: Izraeli “kërcënimi më i madh” për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

by TËVË 1
8 muaj ago
13
A A
Erdogan bisedon me princin bin Salman: Izraeli “kërcënimi më i madh” për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ku ka theksuar se Izraeli është “kërcënimi më i madh” për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke në rrjetet sociale njoftoi se në bisedën telefonike u diskutua konflikti midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan tha se “Izraeli nën administratën e Netanyahut përbën kërcënim më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe se kjo është riafirmuar përmes sulmit të tij të fundit ndaj Iranit”.

Presidenti turk tha se “heshtja e komunitetit ndërkombëtar përballë pushtimit dhe gjenocidit në Palestinë e ka inkurajuar Izraelin në veprimet e tij të paligjshme dhe agresive”.

Agresioni i Izraelit ndaj Iranit, tha presidenti Erdogan, “në një kohë kur përpjekjet janë duke vazhduar për të arritur një kompromis” përmes bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, synon të minojë përpjekjet për paqe.

Ai shtoi se sulmet, të cilat shkaktuan rrjedhje bërthamore, zbuluan edhe një herë ” sa në mënyrë të papërgjegjshme kërcënon Izraeli si sigurinë rajonale ashtu edhe atë globale”.

Presidenti turk theksoi se rajoni nuk mund të durojë një krizë tjetër, duke paralajmëruar se një luftë shkatërruese mund të shkaktojë valë të parregullta migrimi që prekin të gjitha vendet në rajon.

Ai tha se mosmarrëveshja bërthamore mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet bisedimeve të vazhdueshme.

Të premten herët, Izraeli nisi një seri sulmesh kundër territorit iranian, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore, duke vrarë figura të larta ushtarake dhe shkencëtarë. Vala e sulmeve ka vazhduar dhe ka rezultuar në vdekjen e të paktën 78 personave dhe 320 të tjerë janë plagosur.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmi ajror i Izraelit në objektin bërthamor të Iranit në Natanz rezultoi në “kontaminim radioaktiv dhe kimik”.

Tags: ErdoganiraniIzraeliTeve1
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën