TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Erdhi nga Zvicra për të investuar në Klinë, biznesi milionësh i Hamëz Fejzës rrezikon të mbyllet

Biznesi milionësh i Hamëz Fejzës rrezikon të mbyllet, pasi nisjes së zgjerimit të magjistrales Prishtinë Pejë. Fejza i cili erdhi nga Zvicra për të investuar në Klinë, thotë se ani pse tokë nuk e ka të shpronësuar, kjo magjistrale do të kalojë vetëm disa metra larg derës së biznesit të tij. Ai ka dërguar ankesë në Ministri, por ata edhe pas më shumë se tre javësh kanë qëndruar të heshtur.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Erdhi nga Zvicra për të investuar në Klinë, biznesi milionësh i Hamëz Fejzës rrezikon të mbyllet

Pas më shumë se 50 vjetëve punë në Zvicër, erdhi të investojë në Kosovë.

Hamëz Fejza, miliona euro i shpenzojë për të ndërtuar këtë fabrikë të xhamave në fshatin Dollc të Klinës.

Por biznesi të cilin e nisi në vitin 2018 rrezikon të mbyllet.

Krejt kjo pas punimeve që po bëhen në zgjerimin e magjistrales Prishtinë – Pejë.

“Që 50 vite jam jashtë me familje kemi kursyer maksimumi për me investu në vendin tonë, me punësu popullatën tonë, mos me ik prej Kosovës, por këtu Qeveria na ka blloku totalisht. Ka ardh me ka hi brenda kur ka mujt me shku në anën e kundërtën. Na thotë Qeveria hajde mërgata investo këtu e tani të bllokojnë”, ka thënë Fejza.

Asfalti i kësaj rrugë do të kalojë deri të kjo pikë, e cila është vetëm disa metra larg dyerve të biznesit.

Kështu hyrje – daljet do të jenë të pamundura në këtë fabrikë.

“Nga ana e biznesit tonë na bllokon na mbyllet totalisht, as me kerr të vogël nuk ke qysh me hi brenda e lë më me kamionë, nuk ka as hyrje as dalje. Investimi është milionësh me teknologjie, e me ndërtim e më krejt, unë e kam lejen e ndërtimit, lejen e ambientit, lejen e kyçjes në rrugë”, pohon ai.

E para se të hapte biznesin Fejzës i ishte thënë që zgjerimi i rrugës nuk do të bëhej nga kjo pjesë.

“Kur e kam marrë lejen e punës, me than ministria se ke fat që leja bien në anën e kundërt ke fatin e mirë, edhe kur e kam marr lejen e kyçjes në rrugë që paguaj 800 euro në vit, me kanë thanë njëjtë, e di çfarë mendimi kanë këta herë këndej here andej”, deklaron ai.

Fejza madje ka dërguar ankesë edhe në Ministrin e Infrastrukturës e në Gjykatën Themelore në Pejë.

Por nga Ministria e Liburn Aliut, nuk kanë kthyer përgjigje as pas më shumë se tre javëve.

E të heshtur nga ky dikaster kanë qëndruar edhe ndaj pyetjeve që televizioni iu ka dërguar përkitazi me këtë çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama mohon të ketë synim postin e të parit të LDK-së

Përleshje mes tre personave në Klinë, dy të lënduar e tjetri në arrati

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën