TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Erath: Hovenier është një diplomat që mund të ofrojë zgjidhje për dialogun

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Erath: Hovenier është një diplomat që mund të ofrojë zgjidhje për dialogun

Bëhet fjalë për diplomatin amerikan, John Erath, i cili rrëfen për Tëvë1 kujtimet që i ka nga Kosova.

Ai tregon se shqiptarët vuajtën shumë gjatë regjimit të ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

“Unë kam jetuar në Kosovë gjatë vitit 1992, dhe e mbaj mend shumë mirë se çfarë periudhe e vështirë ka qenë për shqiptarët. Ka pasur raste kur civilët janë abuzuar nga forcat policore pa ndonjë arsye, pra ishin kushte vështira për të zhvilluar një jetë normale. Këto janë pasojat që shkaktohen nga politikanë nacionalistë. Ishte e qartë se Sllobodan Millosheviq po e përdorte Kosovën vetëm për qëllime politike”, tha ai.

Erath, thotë se sa herë që e viziton Kosovën sheh progres, megjithatë sipas tij ka ende shumë punë për t’u bërë.

Ai ende e sheh nacionalizmin si problemin kryesor në rajonin e Ballkanit. Dhe, kjo atij ia kujton vitet e 90-ta.

“Sa herë që kthehem në Kosovën shoh se është bërë progres. Shoh më shumë biznese dhe njerëz që mundohen të punojnë, por natyrisht ka ende shumë për t’u bërë. Si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera të rajonit ajo që më shqetëson më se shumti janë politikat nacionaliste. Akoma në Ballkan ka politikanë me tendenca nacionaliste e që bëjnë ndasi mbi baza etnike. Kjo është shumë e gabuar”, shtoi Erath.

Amerikani ka folur edhe për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mund ta luaj një rol vendimtar në këtë proces.

“Në Veri të Mitrovicës po përsëriten krizat për arsye te ndryshme dhe të dyja palët po mbajnë qëndrime të forta. Zgjidhja më e mirë do të ishte që procesi i dialogut të përfundonte me njohje reciproke por kjo nuk është aspak lehtë. Deri më tani nuk kam parë një dialog substancial mes palëve. Në një moment të caktuar ju duhet të jeni të gatshëm të merrni vendime të mëdha që kërkojnë kompromise serioze. Ajo që mund që them është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar si ambasador në Kosovë njërin nga diplomatët më të mirë. Ai është një diplomat që mund të bëjë zgjidhje”, tha diplomati amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur dukshëm angazhimin e tyre për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Dita e Humanizmit në Kosovë

Dita e Humanizmit në Kosovë

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Messi përshëndetet me kombëtaren në një mbrëmje emocionuese në Argjentinë

Mot me diell

Mot kryesisht me diell

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X