TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Në mars të vitit 2004 tre femijë shaiptarë në fshatin Çaber te Mitrovices Veriore ishin mbytur në lumin Ibër pasi ishin sulmuar nga serbet atje. Në 19-vjetorin e vdekjes, babai i njërit nga të vdekurit ka rrëfyer per tevël se si ka ndodhur ngjarja.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
1 0
A A

Ishte 16 marsi i vitit 2004.

Egzon Deliu doli nga shtëpia e tij në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

13 vjeçari, familjarëve u tha se do të shkonte tek një fqinj.

PAMJE

Por pas një ore, arriti lajmi që tronditi familjen Deliu.

I biri i tyre, Egzoni, kishte rënë në lumin Ibër, bashkë me dy shokët e tij, Avni e Florent Veselin.

“Ajo ka qenë një ditë tragjike për nëve familjareve me 16 mars 2004.Egzoni tha që po shkoj tek nje kojshi pastaj e kan marrë edhe Florentin edhe Fitimin edhe kanë dal në pjesen anej edhe atje ka ndodh tragjedia. Lajmin e morëm përmes Fitimit që ka shpëtu, ai ka shku te një kushëri i veti, aty e kanë fshi me ujë të nxehtë se me zor ia kanë kthyer shpirtin, edhe ai ka tregu, pastaj u hap lajmi në krejt fshatin”, ka thënë babai i njëri nga fëmijëve.

E gjitha ngjarja tragjike ndodhi kur tre fëmijët, u ndoqën nga disa serbë lokal.

Ndërsa për të shpëtuar, u hodhën në lumë, nga ku nuk arritën të dilnin të gjallë.

“Ajo ka qenë një plagë shumë e rëndë, një plagë në mes të zemrës. Dihet prindi për fëmijë, kur e merr këtë lajm, është sikur ta marrësh edhe një plumb në zemër. Mirëpo, për hatër të fëmijëve të tjerë na është dashur të bëhemi të fortë, me qëndru, me jetu, edhe pse plaga kurrë nuk shërohet. Mirëpo, jemi mundu mos me e lënë me u përhap më tepër”, u shpreh tutje ai.

E mungesa e Egzonit në shtepi, ndjehet edhe pas 22 viteve.

“Ai ka qenë një fëmijë i gjallë, ka qenë një fëmijë punëtor. Ai 13 vjeç e gjysmë, ai ka ngarë traktorin, i ka ngarë kerrit, ka qenë shumë i interesuar për jetën, ka qenë shumë dinamik. E mungesa e tij është vërejtur shumë. Edhe e kam pasë pas shtatë vajzave”, theksoj tutje Deliu.

Zaimi shton se jane të zhgënjyer që pas 22 vitesh  ende nuk eshtë dënuar askush.

“Është një padrejtësi shumë e madhe që i bëhet edhe popullit shqiptar, se siç dihet çfarë kemi përjetuar, çfarë masakrash kemi përjetuar si popull në luftë edhe nuk janë zbuluar kriminelët. Domethënë ne jemi të zhgënjyer edhe ne që nuk u zbulua kurrë asgjë”, u shpreh tutje Deliu.

Kjo ngjarje bëri që vetëm një ditë më pas, në Kosovë të shperthejnë ngjarjet që njihen si “Trazirat e Marsit” në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Hyn në fuqi Ligji për të Huajt- Serbët thonë se kanë paqartësi për procedurat

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

14 vjeçarja mposhtë leukeminë – Eljonisa Krasniqi bashkohet me familjen

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Bashkëvendësit krenarë me Luana Bajramin pas suksesit në Oscar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën