Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Emine Daci Zejnullahu është bërë pjesë e subjektit politik të AAK-së.
Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka uruar mirëseardhje asaj.
“Mirë se vjen në familjen e Kosovës Fituese, Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahu! Ekspertiza juaj në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përvoja e pasur në organizatat ndërkombëtare si dhe kontributi juaj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit.Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj./teve1.info/