TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emërimi Lipovicës vlerësohet shqetësues dhe kundër parimit të qeverisjes së mirë

Lipovica si zyrtar i Ministrisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë ishte arrestuar nën dyshim për keqpërdorim me rezerva shtetërore. E sot ai është emëruar drejtor i Akreditimit në këtë dikaster, derisa ky vendim i Qeverisë po kundërshtohet nga shoqëria civile.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0 0
A A

Në gusht të vitit 2023 ishte arrestuar nga njësiti i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.

Irfan Lipovica, zyrtar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ishte vënë nën pranga si i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore.

Sipas Prokurorisë, ai me dijeni të plotë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ka lënë të anashkalohet procedura e hapur e Prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.
E të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, u mor vendim për avancimin e tij me rekomandim të ministres, Rozeta Hajdari.

Në vendim, thuhet se i njëjti është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës në MINT.

“Akreditimi si proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe të proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare e vendore duke garantuar kështu që të ofrojë nivel të lartë të cilësisë”, tha ministrja Hajdari.

Por nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se kjo është shqetësuese dhe kundër parimit të qeverisjes së mirë.

“Është shumë e rëndësishme që secili emërim qeveritar të ruajë paraimet e qeverisjes së mirë dhe besimin e publikut në kredibiletin institucional dhe në këtë situatë që jemi dhe mesazhi që dërgohet te publiku është jashtëzakonisht negativ. Nëse shohim lajme që nëse një zyrtar që ka sinjalizuar për këtë rast i njëjti është larguar nga puna dhe në anën tjetër zyrtari për të cilin Prokuroria dyshon se është promovuar definitivisht që cenon besimin e publikut në kredibilitetin institucional”, thotë Gzim Shala nga IKD.
Sipas Shalës, një vendim i tillë duhet shfuqizuar nga pushteti ekzekutiv.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi ka këkruar nga Qeveria rishqyrtimin e këtij vendimi dhe në anën tjetër vendosjen e standardeve të larta që secili emërim të repsektojë parimet e Qeverisjes së mirë dhe të ruajë besimin e publikut në kredibilitetin institucional… Pra përkundër faktit që edhe në situatat kur nuk ka një pengesë formale ligjore, prapë se prapë Qeveritë duhet të ndjekin dhe të respektojë parimet qeverisjes së mirë”, vlerëson ai.

Pos Lipovicës, ishin arrestuar edhe Hafiz Gara dhe biznesmeni Ridvan Muharremi, të cilët ishin liruar në fund të gushtit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën