TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Emblema e UÇK-së përballë Trumpit, kush e vendosi?

Në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington këtë vit, u panë edhe disa veteranë me emblemën e UÇK-së, të cilët e morën vëmendjen e të pranishmëve në sallë. Kush qëndron pas kësaj ngjarje dhe si u prezantua uniforma e veteranit të UÇK-së në SHBA, na tregon kronika e përgatitur nga gazetari Fidan Zejnullahu.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
9 0
A A

Salla në Uashington u mbush si çdoherë.

E personalitete të ndryshme nga e gjithë bota, po bëheshin gati për lutjet e mëngjesit.

Por, vëmendjen në sallë, e morën disa burra me uniformë ushtarake.

Ishin këta ish-pjesëtarët e Brigadës 111 “Adem Jashari” të njësitit special të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të prirë edhe një herë nga Komandant Shkupi, arritën që emblemën e UCK-së, ta prezantojnë mes personaliteteve më të larta të politikës amerikane.

Vet Ferid Berisha, thotë për Tëvë1, se vet Uashingtoni e pranoi uniformën e veteranit të UÇK-së.

“Ka qenë shumë e veçantë se ftesën e kemi pasur si veteranë të UCK-së, dhe pasi e kemi marrë ftesën, kemi bërë kërkesë a ka mundësi ta veshim uniformën e veteranëve dhe ka zgjatë një javë derisa ata kanë pranuar”, thotë ai.
Përveç ndërkombëtareve, kjo uniformë e veteranit e zyrtarizuar se fundmi, kapi vëmendjen edhe të fqinjëve.

“Ne i kishim në tavolinë disa malazez dhe ata u mahnitën dhe kërkonin të bënim foto me neve dhe në shaka i thoshin njëri-tjetrit: po ta zënë (foton) atje (në Mal të Zi). Ka pasur edhe të shtetit serb, qysh ka qenë reagimi i tyre nuk e di sepse nuk kemi biseduar me ta, por i kemi parë”, thotë Berisha i njohur si Komandant Shkupi.

E bashkë me Shkupin në Uashington, ishte edhe ish-oficeri i ushtrisë kroate dhe UÇK-së, Esat Qollaku.

Ky i fundit thotë se veteranët, më në fund kanë një uniformë unifikuese.

“Sidomos në aktet ceremoniale, që uniformat që janë bartur në ushtritë e tjera në botë nuk ishte një faqe e mirë e shikimit nga ana e jashtme. Ky ishte qëllimi ynë, nuk ka qëllim të përfitimit. Qëllimi kryesor ka qenë që të paktën në aktet mortore kur i kemi të organizuara për veteranët e luftës që të jemi të gjithë të një fytyre, mos të dallohemi nga njëri-tjetri, sepse nuk qenë gjithë të dalluar në luftë, por të gjithë së bashku”, thotë ai.

Ky grup i ish-njësitit special të UÇK-së, Tigrat e Zi, ngriti edhe falmurin kombëar në Detroit dhe mori pjesë në festën e Pavarësisë së Kosovës në City Hall.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

17 vjet më parë TMK u bë FSK, ish-ushtaraku: Ishte proces i dhimbshëm, shumë pjesëtarë nuk u pranuan

17 vjet më parë TMK u bë FSK, ish-ushtaraku: Ishte proces i dhimbshëm, shumë pjesëtarë nuk u pranuan

Iowa vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta

Iowa vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta

KOSTT njofton se është normalizuar furnizimi me energji elektrike

Rikthehen reduktime, çka po ndodh me importin e energjisë elektrike?

Marrëveshja me Bahamas u nënshkrua sot në Washington

City turpërohet në Norvegji, mposhtet bindshëm nga Bodo/Glimt

City turpërohet në Norvegji, mposhtet bindshëm nga Bodo/Glimt

Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

EULEX-i mbështet Institutin e Mjekësisë Ligjore në identifikimin e personave të zhdukur

EULEX-i mbështet Institutin e Mjekësisë Ligjore në identifikimin e personave të zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën