TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elshani: Serbia e ka në duar “pullën e panikut” në veri

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Elshani: Serbia e ka në duar “pullën e panikut” në veri

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, thotë se që nga sulmi terrorist në Banjskë, situata në veri ka ndryshuar 180°.

Elshani thotë se deeskalimi në veri varet nga Serbia, të cilët sipas tij, kanë në duar “pullën e panikut”.

“Në veriun e Kosovës, ‘pullën e panikut’ Serbia e ka në dorë, ata e prekin, ata e lëvizin. Në momentin që e ki shërbimin shëndetësor dhe atë arsimor në duar të tyre është problem, sepse ata i kushtëzojnë ata njerëz… Unë konsideroj që gjërat kanë ndryshuar, nëse 90° e ka ndryshuar situata prej nëntorit të vitit të kaluar e deri te Banjska, 90° të tjera, pra 180° komplet është ndërruar prej rastit të Banjskës”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Elshani thotë se në veri të vendit ka profesionalizëm të madh nga ana e policëve.

“Aty ka profesionalizëm të madh të Policisë së Kosovës qysh e kemi organizuar ne, unë kam qenë aty mes njësiteve dhe institucioneve… Prej Afrimit që është vrarë, e deri në këtë moment që unë flas në këtë studio ne kemi vetëm lajme të mira”, deklaroi ai.

Ai tha se hetimet për rastin e Banjskës janë duke vazhduar, duke i quajtur hetime delikate.

“Ky është një hetim delikat, është shumë i thellë që është duke u zhvilluar. Ne kemi ndërhyrë në disa raste, ka pas raste që nuk ka pasur të arrestuar, kjo nuk do të thotë që ne kemi shkuar pas njerëzve, shkojmë për diçka tjetër”, shtoi Elshani.

Në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, që si pasojë mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues. Për organizimin e këtij sulmi janë duke u akuzuar ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë, ku dhe Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrest.

Milan Radoiçiq që e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, vazhdon të jetë ende i lirë./teve1.info

Tags: sulmi BanjskaVeriu i KosovesVeton Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën