TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

by TËVË 1
8 muaj ago
3
A A
Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Shkruan: Kim Mehmeti – Publicist

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e shqiptarëve të këtushëm dhe nuk dihet nëse ata janë aq saç thonë për vetveten – diku mbi 40 për qind- apo aq saç duken si potencial politikë – edhe më pak se romët?!

Siç është e paqartë për shembull edhe nëse ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, e që ‘certifikatën e lindjes ‘e ndryshojnë sezonalisht, janë pasardhës të sllavëve të jugut, apo nipër të Aleksandërit të madh dhe të ushtarëve të tij që e pushtuan Babilonin?!

Maqedonia e Veriut është vend ku qytetarët e etnive të ndryshme e gënjejnë njëri tjetrin, si për shembull shqiptarët, të cilët në paraqitjet publike dhe nga foltorja e parlamentit thonë se e duan këtë vend dhe maqedonasit në të, por nëpër ‘odat e burrave’ dhe nëpër këngët e kënduara me çifteli me dy tela thonë se nuk mund ta duash shtetin që çdo katër vjet të kthen atje ku ke qenë para katërdhjetë viteve dhe popullin të cilit i je i mirë vetëm si i vdekur!?

Ndërkohë ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, publikisht dhe sa për sy e faqe thonë se duan të ndërtojnë shtet të barabartë për të gjithë që jetojnë në të, por pasi e pinë birrën e tretë dhe në biseda të mbyllura ‘intelektuale’ e thonë se s’ka ç’të duhet shteti që duhet ta ndash me shqiptarët që nuk pranojnë të mbeten atë për çka kanë nevojë maqedonasit: druvarë, barinj dhe kopshtarë!?

Maqedonia është edhe shtet i çudirave ku më e çuditshme është sjellja e politikanëve shqiptarë, të cilët ose janë idiot që nuk e kuptojnë, ose qyqarë që kanë frikë ta thonë se elitat maqedonase kryesisht janë të përbëra nga bullgarë e shqiptarë ortodoksë të serbizuar. E të cilët, për ta fshehur përkatësinë e vërtet etnike mbulohen me një urrejtje të egër ndaj bullgarëve dhe shqiptarëve.

Duke qenë Republika e Maqedonisë Veriore atdhe i paqartësive, i gënjeshtrave dhe çudirave, ajo me asgjë nuk i ngjanë një shteti normal. Dhe si e tillë ajo mbase edhe vështirë se do mund ndonjëherë të bëhet shtet i mirëfilltë ku asnjëri nuk do këto nevojë as të vetëgënjehet, as t’i gënjejë të tjerët.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: Kim MehmetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën