Skuadra e Elfsborgut do të jetë pa sulmuesin e krahut, Arbër Zenelin për një kohë të pacaktuar, kanë njoftuar të mërkurën mediumet suedeze.
Zeneli u dëmtua në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Varnamos, duke u detyruar të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë.
Pas ekzaminimeve është konstatuar se Zeneli ka dëmtuar kofshën e këmbës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë të shkurtër.
Tek Elfsborgu po presin që Zeneli të rikthehet së shpejti në fushë, ndonëse raportohet se mund ti duhen të paktën dy javë për t’u rikuperuar plotësisht.
30-vjeçari sapo ishte kthyer nga lëndimi pas mungesës së 12 ndeshjet e para të këtij sezoni në Suedi, ndërsa deri më tani Zeneli ka regjistruar 6 paraqitje në kampionat ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.
Zeneli në mars të këtij viti u kthye tek Elfsborgu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin të vitit 2027.