Në “Edicionin Special” në Tëvë 1, Elezi thotë se kjo është bërë për të krijuar shqetësim të qytetarëve serbë në Kosovë.
“Çështja e targave është lënë mollë sherri…që të krijojë shqetësimin apo si ta them të krijojë revoltën e qytetarëve serbë në Kosovë dhe ne jemi të vetëdijshëm që nuk ka asnjë mundësi teknike as teorike që Serbia të vijë në kufi të Kosovës dhe të luftojë me Kosovën për shkak se ajo duhet të luftojë me Nato-n. Jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha ai.
Sipas tij, rrezik është që të situata mund të eskalojë nga qytetarët serbë në forma të ndryshme, siç janë protestat. /Teve1.info/