TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elezaj: Klina ka vetëm një pediatër, ndërsa janë larguar 15 mjekë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Elezaj: Klina ka vetëm një pediatër, ndërsa janë larguar 15 mjekë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, duke folur për shëndetësinë ka thënë se kompetencat e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e Kosovës janë me kompetenca të kufizuara.

Elezaj ka bërë të ditur se si komunë kanë bërë kërkesa në vazhdimësi në Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e kapaciteteve.

“Kompetencat e QKMF-ve që janë nëpër komuna, janë me kompetenca të kufizuara dhe neve nuk na i lejojnë me pas specialistë të fushave të caktuara në QKMF, nuk lejohet një infuzion me dhënë, po ndoshta ato përfundojnë. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi edhe nga ministri i Shëndetësisë, përmes drejtorive”, ka thënë kryetari në emisionin “Info Nata”.

Në kuadër të kompetencave që Elezaj i ka quajtur të kufizuara, ka përmendur edhe rastin kur mjekët e vjetër dalin në pension, por që nuk kanë më kuadro.

“Mjekët e vjetër që kanë qenë specialistë të një fushe të caktuar, ata po dalin në pension, por ty nuk po t’u mundësohet një neurolog apo një gjinekolog, nuk të lejohet me zëvendësu derisa ai të dalë në pension e ke atë vend të punës, por kur del në pension nuk ke më kuadro”, ka thënë ai.

Elezaj ka bërë të ditur se në Komunën e Klinës, e cila ka 40 mijë banorë është vetëm një pediatër.

“Ne kemi një pediatër e gjithë komuna që jemi rreth 40 mijë banorë. Tani na është kthyer një nga specializimi, i dyti, por njëri është afër pensionit që është shumë pak efikas, sepse është me sëmundjet e veta. Ka edhe fusha të tjera që kemi mungesë, nuk kemi radiolog”, tha i pari i Klinës.

Tutje, duke folur për largimin e mjekëve nga Kosova, Elezaj ka bërë të ditur se nga Klina janë larguar 15 mjekë.

“Jemi shoqëri e re, shteti i ri për të cilat probleme duhet pak kohë, sikur krejt shëndetësia në Kosovë. Mjekë të rinj kemi, e lëshojnë për çdo ditë, e rekrutojnë, shkojnë shumë jashtë. Nga Klina janë larguar 15 mjekë të përgjithshëm, mjekë fillestar, të cilët që nga fakulteti kanë ardhur me bindjen që të punojnë një vit, dy që të fitojnë eksperiencën”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: Komuna e KlinësshendetësiaZenun Elezaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën