TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elek thotë se Kurti kërkoi moscertifikimin e Listës Serbe

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Elek thotë se Kurti kërkoi moscertifikimin e Listës Serbe

Moscertifikimi i Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngjallur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar dhe organizata që monitorojnë procesin zgjedhor. Teksa gjatë ditës kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.  Ai ka akuzuar Kryeministri Kurti që ka urdhëruar KQZ-në ta lërë jashtë zgjedhjeve partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.  Ndërsa, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bazë ligjore për këtë vendim.

Një ditë pasi që Komisioni Qendror Zgjedhor nuk certifikoi partinë Lista Serbe, kreu i këtij subjekt, Zllatan Elek iu drejtua medieve.

Aty tha që do të dorëzojnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas tij, moscertifikimi i Listës Serbe është bërë me urdhër të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Mendoj se një gjë e tillë është bërë më urdhër të Albin Kurtit, në mënyrë që të përfitoj lehtë disa poena politikë. Do të jem i qarte kësaj radhe. Ky vendim nuk ka bazë në ligj dhe pasqyron faktin se sa shumë Kurti dëshiron t’i eliminoj serbët nga këto hapësira. Kjo është dhunë institucionale dhe juridike ndaj popullit serb dhe Listës Serbe sepse Kurti nuk dëshiron t’i shoh në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ashtu siç thanë edhe bënë. Gjatë ditës Lista Serbe dorëzoi ankesë në PZAP.

E në një përgjigje përmes telefonit kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka bazë ligjore.

Njohësi i Kushtetutës, Muhamet Kelmendi tha për televizionin se nëse PZAP-ja vendos kundër certifikimit, atëherë Lista Serbe ka të drejtë animimi në Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese.

“ PZAP-ja ka të drejtën e tillë që të bënë analizën në bazë të ankesës të cilën e ka paraqitur Lista Serbe dhe në qoftë se me shkeljet në baza ligjore nuk do të bëjë certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt, kundër këtij vendimi kjo parti pastaj ka të drejtë të paraqet padi në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe të shkoj deri në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Por, Kelmendi mendon se KQZ mori vendim sipas ligjit meqë Lista Serbe siç thotë ai, vazhdimisht ka përkrahur dhunën në katër komunat veriore.

“Lista Serbe në këtë kontekst ka qenë një parti e cila ka mbrojtur dhunë në dhe terrorin në Kosovë në tërësi sidomos dhunën dhe terrorin i cili ishte në vitin e kaluar e kryer nga ana e bandës së Radojiciqit edhe ka mbajtur edhe ditë zie. Në aspektin Kushtetues dhe ligjor nuk e ka të drejtën që të certifikohet dhe del në zgjedhje kjo është juridikisht e për cacktuar me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës në fuqi”.

Ndërkombëtarët shprehën shqetësimin për këtë çështje duke thënë se procesi i certifikimit të subjekteve politike po ndikohej nga motive politike dhe bëri thirrje që Lista Serbe të ushtrojë të drejtën e saj për t’iu drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në reagimin e saj tha se “është e domosdoshme që votuesit, e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson”.

Reagime të ngjashme erdhën nga Bashkimi Evropian. Teksa, Organizatat joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore vlerësuan se KQZ-ja mori një vendim “në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Modric nuk joshet nga Arabia Saudite, i fokusuar te Milani

Rinovim apo lamtumirë? Modric do të marrë vendimin pas Botërorit

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Asllani flet pas debutimit te Torino

Genoa me ofertë për Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën