TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“El Clasico” merr vëmendjen në La Liga

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“El Clasico” merr vëmendjen në La Liga

Barcelona dhe Real Madridi, do të përballen për herë të parë këtë edicion në ndeshjen që do ta ketë vëmendjen e xhiros së 11-të në La Ligan e Spanjës. “El Clasico”, do të luhet të shtunën prej orës 16:15, ndërsa si Barça ashtu edhe Reali, synojnë fitoren në derbin më të madh të Spanjës. Fitorja e Barcelonës, do të bënte që ekipi i trajnerit Xavi Hernandez ta parakalojë Realin në tabelë, i cili ka një pikë më shumë.

Aktualisht, Reali ka 25 pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara dhe në rast të fitores në “El Clasico” do të shkëputej në katër pikë nga Barcelona, ekipi i vetëm në kampionat këtë edicion që nuk di për humbje. Ka 7 fitore dhe tri barazime për dallim prej Realit që krahas tetë fitoreve ka edhe një barazim e një humbje. Megjithatë, Reali pritet të jetë më i kompletuar se Barcelona pasi anglezi Jude Bellingham ka stërvitur të premten dhe do të jetë i gatshëm për lojë. Po ashtu, Realit i është kthyer nga lëndimi edhe Dani Ceballos. Për Bellinghamin, ky do të jetë “El Clasico” i parë dhe anglezi do të përpiqet të konfirmohet si lojtari kryesor i Realit edhe në këtë ndeshje.

Deri më tani, Bellingham ka shënuar 11 gola në 12 paraqitje për Real Madridin dhe te Barcelona e kanë parasysh formën e tij të mirë. Barcelona ka luajtur muajin e fundit pa katër titullarë, të cilët po ashtu të premten janë rikthyer në stërvitje por trajneri Xavi nuk ka dhënë detaje se a do të jenë të gjithë të gatshëm për lojë.

Robert Lewandowski, Frenkie De Jong, Pedri dhe Jules Kounde janë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit një ditë para “El Clasicos”. Të gjithë, janë lojtarë të rëndësishëm për Xavin, i cili ka thënë se ndaj Realit do të luajnë ata që janë 100 për qind të gatshëm për lojë.

Të shtunën, por prej orës 18:30, Mallorca e Vedat Muriqit e pret skuadrën e Getafes. Ndërkohë, Atletico Madridi që është i katërti në tabelë me 22 pikë, luan në shtëpi të dielën prej orës 21:00 me Alavesin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma vazhdon me fitore

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Sot mot i vranët

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën