TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

El Clasico i parë i sezonit, Real Madridi i bën konak Barcelonës

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
El Clasico i parë i sezonit, Real Madridi i bën konak Barcelonës

E gjithë vëmendja e futbolldashësve në fundjavë do të jetë tek “El Clasico”.

Ndeshja më e madhe në futbollin e klubeve, Real Madrid – Barcelona, luhet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”.

Dy gjigantët e futbollit hyjnë në këtë përballje me synime të qarta. Reali kërkon të ruajë kreun e tabelës, kurse Barça synon të kthehet në vendin e parë.

Reali është lider me 24 pikë. Dy pikë më pak i ka Barça në vendin e dytë.

Në elitën spanjolle të dy skuadrat e kanë nga një humbje.

Reali është mposhtur nga Atletico Madridi, kurse Barça nga Sevilla.

Si Barça ashtu edhe Reali në mesjavë shënuan fitore në Ligën e Kampionëve.

Barcelona synon fitoren e pestë radhazi ndaj Real Madridit, seri që e ka arritur më parë nën drejtimin e Pep Guardiolas, nga viti 2008 deri në vitin 2010.

Edicionin e kaluar skuadra që drejtohet nga trajneri, Hansi Flick, regjistroi katër fitore radhazi ndaj Madridit. Në kampionat, Barça fitoi 4:0 dhe 4:3. 3:2 fitoi në finalen e Kupës së Mbretit dhe 5:2 në Superkupë.

Asnjë nga njëmbëdhjetë takimet e fundit midis Madridit dhe Barcelonës në La Liga nuk kanë përfunduar me barazim.

Barcelona dhe Real Madridi për herë të parë në La Liga u ballafaquan më 17 shkurt të vitit 1929.

Në total mes dy klubeve janë zhvilluar 261 ndeshje. 106 fitore i ka Reali, dy më pak i ka Barça. 51 takime nuk kanë dhënë fitues.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa të rëndësishme.

Realit pritet t’i mungojnë dy qendërmbrojtësit, Antonio Rudiger dhe David Alaba.  Ndërkohë Barça do të ketë më shumë mungesa si Joan Garcia, Marc-Andre ter Stegen, Gavi, Robert Lewandowski dhe Dani Olmo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Volejbollistes së Dinamos i kërkohet t’i bëhet testi i gjinisë

Volejbollistes së Dinamos i kërkohet t’i bëhet testi i gjinisë

Debutim me asistim për Kutleshin 16-vjeçar

Debutim me asistim për Kutleshin 16-vjeçar

West Hami me startin më të dobët në 52 vjet

West Hami me startin më të dobët në 52 vjet

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

“Koalicione të fshehura dhe kalkulime”, cilat janë pritjet për balotazhin e 9 nëntorit?

Çitaku për Letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

Çitaku akuzon LVV-në për polarizim të shoqërisë

Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Luka Doncic shkruan historinë në NBA

Volejbollistes së Dinamos i kërkohet t’i bëhet testi i gjinisë

Volejbollistes së Dinamos i kërkohet t’i bëhet testi i gjinisë

Osmani: Kosova e hapur për investime dhe gati për tregjet globale

Osmani: Kosova e hapur për investime dhe gati për tregjet globale

Debutim me asistim për Kutleshin 16-vjeçar

Debutim me asistim për Kutleshin 16-vjeçar

West Hami me startin më të dobët në 52 vjet

West Hami me startin më të dobët në 52 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën