Të martën pasdite është bërë ekzekutimi i pagave të punëtorëve të sektorit publik.
Kështu kanë konfirmuar për Tëvë1, punëtorët e sektorit publik.
Ndryshe, sipas ligjit për paga, pagat thuhet se duhet t`u dalin punëtorëve në fund të muajit.
Për mosekzekutimin e pagave deri më tani kanë reaguar deputetë të partive të ndryshme, duke kritikuar Qeverinë Kurti dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati për vonesën e tyre.
Ndërsa, lidhur me mosekzekutimin dhe tash ekzekutimin e pagave, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Ministria e Financave./teve1.info/