TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 14,1% të importeve në shtator

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 14,1% të importeve në shtator

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për tregtinë e jashtme të mallrave për muajin shtator të vitit 2025, duke theksuar një mbulim të eksporteve ndaj importeve prej vetëm 14,1%.

Sipas të dhënave të ASK-së, rezulton një deficit tregtar prej 21,2% në krahasim me vitin 2024, që përkthehet në një vlerë prej 520,5 milionë euro, krahasuar me 429,4 milionë euro deficit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e Kosovës në shtator 2025 arritën në vlerën 85,8 milionë euro, ndërsa importet u rritën në 606,2 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 10,7% për eksportet dhe 19,6% për importet krahasuar me vitin 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 12,4% e përbëjnë produktet minerale; 11,5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,7% e përbëjnë produktet bimore.

Ndërkohë, për importet: 14,6% e përbëjnë produktet minerale; 11,3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,0% e përbëjnë mjetet e transportit.

Po ashtu, janë publikuar edhe të dhënat për tregtinë me vendet e BE-së.

Eksportet në këtë rajon arritën në 28,0 milionë euro, që përbën 32,7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2,6% krahasuar me vitin 2024.
Gjermania ishte partneri kryesor, duke përbërë 11,5% të eksporteve, e pasuar nga Italia (2,9%) dhe Holanda (2,6%).

Importet nga BE ishin 249,4 milionë euro, ose 41,1% e importeve totale, me një rritje prej 17,3%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Gjermania (12,7%), Italia (6,1%) dhe Polonia (3,4%).

Për tregtinë me vendet e CEFTA-s, eksportet arritën në 40,6 milionë euro, që përbën 47,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21,4%. Partnerët kryesorë për eksport ishin Shqipëria (21,4%), Maqedonia e Veriut (11,0%), dhe Serbia (8,4%).

Importet nga këto vende arritën në 87,8 milionë euro, që përbën 14,5% të importeve totale, me një rritje prej 34,4%. Maqedonia e Veriut (5,6%), Shqipëria (3,6%) dhe Serbia (3,5%) kishin pjesëmarrje më të lartë.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 17,1 milionë euro, ose 19,9% të eksporteve totale.
Partnerët më të rëndësishëm ishin Zvicra (11,0%) dhe Turqia (3,7%).

Importet me këto vende arritën në 269,0 milionë euro, ose 44,4% të importeve totale, me pjesëmarrje më të lartë nga Kina (15,6%) dhe Turqia (12,8%).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën