TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksplozivi në veturë, qytetari serb dyshon se ka të bëjë me punën e tij në institucionet e Kosovës

Një punonjësi të nacionaliteti serb në institucionet e Kosovës, i është vënë një mjet shpërthyes në veturën e tij pranë shtëpisë në fshatin Tvergjan të Leposaviqit. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se bashkë me njësitet për dominim të eksplozivëve dhe KFOR-in, kanë arritur ta largojnë nga vetura. Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për këto veprime.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Mjeti i pashpërthyer në një veturë në Leposaviq, Policia jep detajet

Në pamje të parë duket krejtësisht normale.

Por në veturën e një qytetari serb në Leposaviq u gjend një mjet eksploziv.

Rasti ka ndodhur brenda fshatit Tvergjan të komunës së Leposaviqit të martën.

Pronari i veturës sipas Policisë së Kosovës është punonjësit në njërin nga institucionet e Kosovës.

Madje, ai ka treguar në polici që dyshon se pikërisht puna e tij në institucione mund të jetë arsye që i është vendosur ky mjet, pasi thotë që nuk ka problem me askënd.

Ai kishte njoftuar organet e rendit posa kishte vërejtur diçka të dyshimtë nën veturën e tij.

Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes bashkë me njësitin K9 dhe atyre për deminim të mjeteve eksplozive.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Tëvë1 se rastin për ta hetuar e kanë marrë departamenti për krime të rënda.

“ Rreth orës 11:00 është e vërtetë se kemi pranuar një informacion për një mjet të dyshuar e cila ishte nën një veturë të një personi shtetas kosovarë, i përkatësisë serbe, policia ka shkuar aty bashkë me njësitet të specializuara adekuate, edhe me njësitë policore me qenë, edhe njësitet e KFOR-it për dominim kanë qenë aty dhe është larguar ajo sasi e cila besohet se është eksploziv” , ka thënë Elshani.

Reagim ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses. Zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi. Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”, ka shkruar ai.

Në vendin e ngjarjes, u konfiskuan, një paketim eksploziv plastik (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përcues.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Misioni i KFOR-it.

Në reagimin e tyre, thuhet se Policia në koordinim me një ekip të KFOR-it të ShBA-së për EOD, e kanë larguar në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi.

Para pak javësh, një hetuesit policor serb në Mitrovicë të veriut, iu është djegur vetura, tashmë hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Tags: eksplozivLeposaviqVetura
ShareTweet

Postime të ngjashme

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Kurti takon kryetaren e AShAK-ut, diskutojnë për progresin dhe sfidat në vend

Kurti takon kryetaren e AShAK-ut, diskutojnë për progresin dhe sfidat në vend

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

Favoriti i Conference League, Crystal Palace përballë AEK Larnacas

Favoriti i Conference League, Crystal Palace përballë AEK Larnacas

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën