TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksperti mjeko-ligjor ka konstatuar se Osmani ka vdekur si pasojë e shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike dhe traumatike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati – opozitës: Keni ndërtuar një shtëpi e cila brenda 24 orëve rrëzohet nga Vuçiqi

Haliti tha se në trupin e viktimës është gjetur një analgjetik i cili përdoret për ndalen e dhimbjes.

“Në raportin e autopsisë janë të përshkruara në detaje çdo lëndim që ka qenë në trupin e viktimës. Është marrë materiali për analizat toksikologjike, dhe janë kryer në laboratorin e toksikologjisë. Interpretimi mjeko ligjor bazuar në të gjeturat në provat biologjike tek trupi i viktimës, aty është gjet një analgjetik që përdoret për ndaljen e dhimbjeve. Janë përdorur si terapi për trajtimin e dhimbjeve”, tha ai.

Prokurori kërkoi nga dëshmitari, Naim Haliti, një elaborim të të gjeturave të autopsisë.

Ky i fundit tha se në raport ka shkruar krejt çka ka parë.

“Çkado që kam parë në autopsi e kam shkruar në raport. Në ekzaminimin e jashtëm, konkludojmë se vdekja e së ndjerës ishte e dhunshme dhe vjen si rrjedhojë e politraumës. Me politraumë nënkuptojmë lëndimet të cilat ndodhen në trupin e personit, janë më shumë se dy lloje dhe më shumë se dy lokacione në trup. Në kuadër të të gjeturave, vdekja e së ndjerës ka ardhë si pasojë e shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike dhe asaj traumatike, që kanë ardhë si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga dëmtimet e asaj zone. Bazuar në përshkrimin e lëndimeve në kuadër të “dëshmimit të lëndimeve të freskëta”, janë të përcaktuara dhe të kualifikuara, se të gjitha këto lëndime kanë qenë të shkaktuara nga ndonjë mjet mprehtës, siç mund të jetë nga ndonjë mjet i fortë, shtypje apo goditje në ndonjë objekt të fortë”, tha Haliti.

Avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi kërkoi sqarime për raportin e autopsisë rreth thyerjeve të brinjëve dhe thyerjet në kokë.

“Është thyerje e brinjës së dytë djathtas dhe brinja dy deri tre, tek pjesa majtë e kafazit të kraharorit. Ashti tek kaviteti i kokës, nuk ka pasur dëmtim. Nofulla ka qenë e thyer në dy vende. Sa i përket thyerjes së eshtrave, varet nga shumë faktorë. Nga forca goditëse dhe këndi që e nxen goditja. Ne kemi përshkrua se të gjitha thyerjet janë shkaktu nga ndonjë mjet i mprehtë. Që do të thotë se forca goditëse ka qenë më e fortë se sa rezistenca e ashtit, prandaj edhe ka ardhë thyerja”, tha Rexhepi.

Avokati Rexhepi kërkoi poashtu sqarime se çfarë do të thotë shoku traumatik, që ishte përshkruat në autopsi.

“Shoku traumatik është një sindromë apo fenomen, i cili përbën një kusht shumë serioz qoftë patologjik apo traumatik, që kërcënon edhe jetën e personit. Prandaj, shoku traumatik vije si pasojë e dëmtimeve të mëdha, siç ishin tek rasti konkret”, u përgjigj eksperti mjeko ligjor.

Ndërkohë, avokati i Dardan Krivaqës, adresoi mungesën e konkluzioneve nga strishot vaginale që i ishin marrë viktimës.

“Lidhur me përshkrimin e lokacionit se ku janë marrë strishot, ne kemi shkruar se nuk ka pasur dëmtime aty. Por, strishot që janë marrë në prezencë të policisë dhe të argumentuara në foto, ne si institucion në mungesë të laboratorit të ADN, ia japim Policisë, dhe ata i kryejnë kontrollet e nevojshme përmes mekanizmave që i kanë. Përshkrimin e kësaj kontrolle nuk e bëjmë asnjëherë sepse ajo kryhet nga Laboratori i Forenzikës, ata janë përgjegjës të interpretimit. E jona është marrja, paketimi dhe dorëzimi i mostrave tek personi përgjegjës të Policisë. Strishot e tilla merren për qëllim të identifikimit të personit tjetër të përfshirë në rast, për të përcaktuar dhe gjetur provat biologjike.”

Avokatja e Arbër Sejdiut, pyeti për të gjeturat e analizave toksikologjike, dhe gjetjen e drogës tek organizmi i Marigonës.

“Tetrahydrokanabinal është përbërës kryesor i kanabisit, lloj i drogës, që është gjet në kuadër të provës biologjike të së ndjerës”, u përgjigj eksperti mjeko ligjor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën