TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspertët tregojnë se nga vjen arsenali i armëve i kapur në Banjskë të Zveçanit

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Ekspertët tregojnë se nga vjen arsenali i armëve i kapur në Banjskë të Zveçanit

Armët e sekuestruara në Banjskë të Zveçanit, ishin të përshtatshme për t’iu kundërvënë Policisë së Kosovës. Ekspertët e sigurisë kanë treguar për tëvë 1, rrugën të cilën kanë kaluar këto armë dhe funksionin që kanë.

Një arsenal i madh armësh që i përkisnin një grupit terrorist është konfiskuar nga Policia e Kosovës të dielën.

E ky grup kishte analizuar mirë armatimin e Policisë së Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka treguar funksionin e armëve të sekuestruar në Banjskë të Zveçanit.

“Armatimet janë ekuivalente për të asgjësuar armatimin e Policinë e Kosovës. Armatimi kundërblindues, i paralizon të gjitha autoblindat që ka Policia e jonë. Pashë edhe mortaja rreth 60 mm, është armatim që nga distanca paralizon njësitë e këmbësorisë. Gjithashtu aty ishte një granatahedhëse automatike që përdoret për luftë kundër këmbësorisë”, tha eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Sipas ekspertit të sigurisë, këto armë janë kryesisht prodhim jugosllavë e serbë.

“Një pjesë e tyre si zolla, mund të jetë prodhim i ish Jugosllavisë, mirëpo e cila është brenda arsenalit të ushtrisë jugosllave, por edhe të prodhim të Serbisë, pra prodhim i vonshëm, ne nuk mund të presim që mund të gjejmë ndonjë litar të fuqishëm që do ta lidhë me Qeverinë e Serbisë”, u shpreh Kajtazi.

Rruga e këtyre armëve deri në Kosovë, sipas ish eprorit të UCK-së, njëherësh ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka nisur nga depot e forcave të armatosur të Serbisë.

“Këto janë marrë nga depot e forcave të armatosur të Serbisë. Pra kanë një datë të caktuar të prodhimit që tregon që janë furnizim i ri, e jo siç po thonë në Serbi që janë armët të mbetura nga lufta në Kosovë. Është armatim i frikshëm për me zhvillu operacion luftarak”, deklaroi eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

E për përdorimin e tyre duhet një trajnim profesional.

“Ata kanë qene mirë të trajnuar dhe të pajisur mirë. Ne po shohim arsenalin e armatimit. Këtu ka qenë një plan më gjithëpërfshirës”, deklaroi Ibishi.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se edhe të hënën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën