TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekspertët s’presin rezultat nga takimi Kurti-Vuçiq, ‘alarmojnë’ për mosratifikimin e marrëveshjes në Kuvend

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Foto ilustruese

Në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, analistët politik në vend po konsiderojnë që do të ketë lëvizje sa i përket marrëveshje për personat e zhdukur.

Ata deklaruan se kjo marrëveshje edhe pse nuk është nënshkruar ajo është pranuar nga të dyja palët dhe me këtë rast ajo është bërë obligim ligjor, edhe nëse nuk ratifikohet në Kuvendet respektive.

Analisti politik Gazmir Raci, tha se në takimin e paralajmëruar ndërmjet dy vendeve, pritet që të zgjidhet problemi i të zhdukurve me forcë.

“Në takimin e radhës presim që të zgjidhet problemi i të pagjeturve apo të zhdukurve me forcë. Do të duhej që kjo plagë përfundimisht të mbyllej dhe arkivat e ushtrisë serbe të rihapen dhe të gjendet e vërteta dhe familjarët e më të dashurit tanë të kthehen në Kosovë dhe familjet e tyre të marrin qetësin e merituar”, tha ai.

Sipas tij, Kosova nuk e ka obligim që ta ratifikojë marrëveshjen në Kuvend nëse të njëjtën gjë nuk e bënë pala tjetër.

“Unë nuk di që ka me u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, ka pasur ide që të ratifikohet nga të dy institucionet legjislative por Serbia e ka refuzuar, andaj Kosova nuk ka obligim që ta ratifikojë në qoftë se pala tjetër nuk e bënë një gjë të tillë. Kryesorja është që kjo marrëveshje tash më është bërë pjesë e pa ndashme e rrugëtimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për Serbinë është kapitulli i 35-të që do të përditësohet shpejt më marrëveshjen e fundit. Po ashtu për Kosovën në kuadër të MSA-së ne e e kemi obligim dialogun e Brukselit dhe progresin në të. Është obligim ligjor për të dyja vendet në qoftë se dëshirojmë që të ecim sa më shpejt në BE “, tha ajo.

Përderisa analisti Shemsi Jashari, tha se për ratifikimin e marrëveshjes ose jo duhet të që të ketë reciprocitet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kur flasim për çështjen e ratifikimit të atyre marrëveshjeve në Kuvendet respektive, të Kosovës edhe Serbisë, unë mendoj që do të duhej që të ishte një lloj reciprociteti në aspektin e zbatimit të kësaj marrëveshje që do të thotë që të mos ketë shumë veprime të një anshme të cilat do ta futnin Kosovën në obligime të një anshme por që në anën tjetër nuk do të kishte përparim në teren, por të shkojnë në një formë të sinkronizuar në mënyrë paralele që ato marrëveshje edhe të shikohet implementimi i tyre”, tha ai për EO.

Jashari tha se nga takimi i paralajmëruar nuk pret shumë, sipas tij, në këtë takim pritet që të ketë një dakordim për një plan të veprimit në lidhje me marrëveshjen për persona e pa gjetur.

“Unë nuk pres shumë nga ky takim, pres një presion të shtuar të faktorëve ndërkombëtarë për ti shtyre palët që të ecin drejt implementimit. Është vlerësuar edhe në takimin e Ohrit kur është arritur një marrëveshje si çështje që duhet të trajtohet me urgjencë çështja e personave të pa gjetur, mund të ketë një lëvizje në atë drejtim, do të thotë një dakordim për një plan të veprimit se si do të duhej të eci tutje në këtë proces. Për ndryshe nuk pres shumë duke pasur parasysh që kemi pasur disa deklarata shumë kontraverëse nga presidenti Vuçiq, ku ndryshe është deklaruar në takimin e Ohrit, e pastaj ka pasur deklarata në Serbi që disa pika nuk mund të implementohen edhe Serbia nuk do t’i implementojë”.

Jashari tha se ndaj Serbisë gjatë këtyre takimeve është parë një përkëdhelje me e madhe ndaj Serbisë, sipas tij, Kosova me këtë rast do të duhet që ta ruaj partneritetin me bashkësi ndërkombëtare.

“Është parë një përkëdhelje gjatë gjithë procesit, ndoshta për shkak të raportit të saj që e ka edhe aspektit gjeografik, ndikimit të saj që e ka edhe në disa vende të Evropës. Është parë një qasje shumë më e but në raport me Serbinë se sa në raport me Kosovën. Pala kosovare duhet të notoj në atë pjesën e ujit që mund të notoj, në këtë rast do të duhet që ta ruaj partneritetin me bashkësi ndërkombëtare edhe duhet të insistoj sa më shumë që pozicionin e vetë ta ndreq në raport me palën ndërkombëtare edhe tekë kjo marrëveshje e shohim një qasje më të butë, ndoshta më të kujdesshme të palës evropiane ndaj serbëve”.

Takimi KurtI-Vuçiq në kuadër të dialogut, sipas burimeve të teve1.info pritet të zhvillohet më 2 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lirohen nga detyra u.d i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe zëvendësi i tij

KEK pret rritje të prodhimit të rrymës edhe në muajin shkurt

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Lirohen nga detyra u.d i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe zëvendësi i tij

KEK pret rritje të prodhimit të rrymës edhe në muajin shkurt

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën