TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekspertët i bëjnë thirrje Qeverisë t’i mbështes mërgimtarët në lehtësimin e politikave fiskale

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Ekspertët i bëjnë thirrje Qeverisë t’i mbështes mërgimtarët në lehtësimin e  politikave fiskale

Por për njohësit e ekonomisë në vend milionat e diasporës ndonëse kanë ndikim në ekonomi ato nuk po dedikohen në sektorë që sigurojnë zhvillim.

Përvec konsumit e patundshmërisë, ata bëjnë apel që këtë mjetë të fokusohen edhe në prodhim.

Profesori i ekonomisë Ujkan Bajra tha se diaspora është kontribuues shumë  i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sipas tij, nga pas lufta remitencat që mërgimtarët dërgojnë në vend sillet deri në mesatar 16 të GDP-s.

“Është e vërtet se diaspora është kontribuues shumë  i rëndësishëm, jo vetëm në dërgesat që i dërgon tekë familjet por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Duke filluar nga pas lufta e deri më tani pjesëmarrja e remitencave apo dërgesave që dërgojnë bashkatdhetarët tanë në Kosovë sillet deri në mesatar 16 të GDP që nuk është shumë e voglë dhe është e pritshme që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen ekonomike”, tha ai.

Ai u shpreh se orientimi i tyre do të duhej të ishte ndryshe, pasi shumica e dërgesave shkon në konsum të përditshëm.

Bajra shtoi se investimi i dërgesave në kapacitete prodhuese do të ishte më i qëlluar, por sipas tij, edhe shpenzimi i tyre në konsum ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike.

“Orientimi i tyre duhet të jetë ndryshe, shuma më e madhe e tyre shkon në konsum të përditshëm, që vjen në formë të ndihmës që ndihmohen familjarët dhe shpenzimi i tyre ndodhë në konsum. Konsumi është njëri ndër indikatorët e rritjes ekonomike por nuk siguron zhvillim të qëndrueshëm në ekonomi. Andaj orientimi i tyre ose mobilizimi i fondeve të lira që kanë mërgimtarët tanë në aspektin e investimit ku kthimi do të jetë më i lartë për shembull në kapacitete prodhuese do të ishte më i qëlluar se sa që është tani, megjithatë kjo ka një efekt pozitiv në rritjen ekonomike”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, profesori Musa Limani, tha se paratë e mërgimtarëve në mungesë të programeve ose strategjive zhvillimore të Qeverisë po shpenzohen në patundshmëri, në vend se të shkojnë në prodhim.

Megjithatë ai theksoi se po të mos ishte mërgata konsumi në Kosovë do të ishte katastrofal.

“Është e vërtet se diaspora ka ndihmuar dhe kohët e fundit është me tepër duke dërguar para apo remitenca. Për fat të keq ato para në mungesë të programeve ose strategjisë zhvillimore afatgjate të Kosovës, kryesisht shkojnë në patundshmëri, në vend se të shkojnë në prodhim”.

“Nga aspekti tjetër janë shumë pozitive sepse mërgata jonë e mban konsumin, po të mos ishte mërgata jonë konsumi do të ishte katastrofal. Këto ndihma nuk shkojnë në orientim të duhur pikërisht për shkak të mungesës së programeve të cilët nuk i ofron qeveria dhe nuk i mbështet në pikë pamje institucionale tërheqjen e avancimeve të mërgatës sonë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Qeveria t’i mbështesë mërgimtarët me programe të ndryshme dhe t’iu ofrojë lehtësira në politikën fiskale që ata të orientohen në prodhim.

“Mendoj se qeveria duhet të punojë shumë më shumë se deri më tani. T’i mbështes në pikëpamje jo vetëm materiale por edhe morale. T’iu ofrojë programe të ndryshme dhe lehtësira në politikën fiskale me qëllim që t’i tërheq avancimet e kapitalit të mërgatës dhe ata të orientohen pastaj  në prodhim”, tha ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

QEVERIA KURTI 3 në tetor? Me kë po i bën numrat LVV?/ Rashiq i ‘’zhgënjyer’’ me PDK-në? | MESDITË

QEVERIA KURTI 3 në tetor? Me kë po i bën numrat LVV?/ Rashiq i ‘’zhgënjyer’’ me PDK-në? | MESDITË

Nisma Socialdemokrate nis fushatën me moton “Përjetë Kosova”

​Formimi i qeverisë së re, Nisma e gatshme për bisedime me LVV-në

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Aleanca Shqiptare, forca e dytë politike në Graçanicë

Aleanca Shqiptare, forca e dytë politike në Graçanicë

Deklaratë e përbashkët nga Egjipti, Katari, Turqia dhe SHBA-ja mbi Gazën: Teksti i plotë

Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës

Si të menaxhoni dhimbjet e shpinës

Mediat e mëdha botërore, UEFA e klube evropiane shkruajnë për triumfin e Kosovës

Mediat e mëdha botërore, UEFA e klube evropiane shkruajnë për triumfin e Kosovës

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Ish-deputeti Danush Ademi u sulmua fizikisht në ditën e zgjedhjeve

Aleanca Shqiptare, forca e dytë politike në Graçanicë

Aleanca Shqiptare, forca e dytë politike në Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën