TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ekspertët e sigurisë: Bojan Dimiq, prijës i agjenturës ruse në veri të vendit

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Një fëmijë sulmohet nga persona të panjohur në veri të Mitrovicës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se Dimiq i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”.

Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në shërbimin sekret serb BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri etj.

Musliu thekson se Bojan Dimiq, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiqi, është njëri nga 113 agjentët rusë në BIA.

“Bojan Dimiqi ka vite të spiunazhit në Kosovë, gjinden me një numër më të madh në veriun e Kosovës por edhe në reklamat e tjera. Këta të mjerë nuk janë as të vetëdijshëm që punojnë për çështjen ruse dhe janë të orientuar në nivele të ndryshme shoqërore, ato kriminale, politike, të jetës së përditshme. E kemi rastin e Radoiçiqit, Veseloviqit, te cilët janë pandam të Arkanit të dikurshëm. Këto politika, të cilat janë të trashëguara nga Rusia e kahershme. Pastaj, janë Millodheviqi, e kemi Gruevskin në Maqedoni, e kemi Rakiqin i cili ka kontaktuar direkt me Putinin në Moskë, iu kujtohet që presidenti francez ka qëndruar 12 metra larg tij, ndërsa Rakiqi ka qëndruar dorë për dore, do të thotë një afërsi shumë e madhe që për Putinin agjentët në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm sepse nëpërmjet tyre e destabilizon Ballkanin dhe e arrin qëllimin e vet. Në këtë aspekt, po ka agjenturë ruse në Kosovë, sa i përket agjenturës së tyre, Bojan Dimiqi është përfaqësues i tyre dhe i kontrollon në tërësi këta eksponentë të cilët shumica e tyre quhen në gjuhë profesionale, idiotë të shfrytëzuar sepse nuk janë të vetëdijshëm për këtë shërbim”, thotë eksperti i sigurisë.

Duke ia përmendur përmbajtjen në llogaritë në rrjete sociale, Musliu thotë se Dimiqi tashmë është shndërruar edhe në një promovues, ose siç quhen agjent influencues të Rusisë.

“Bojan Dimiqi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiq, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë ai.

Sipas tyre, agjentët rusë kontrollojnë edhe shërbimin sekret serb dhe një pjesë të madhe të jetës në Serbi.

Në këtë mes, Musliu potencon edhe figurën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Veprimtaria e tij (Aleksandar Vuçiqit) tregon që i njëjti është nën ndikimin shërbimit sekret rus dhe mos stabiliteti i tij politik e tregon atë, në një çast është pro-evropian dhe në çastin tjetër është pro-rus. Shembull, para dy muajsh ai deklaroi në një konferencë për shtyp që bota do të ballafaqohet me një krizë shumë të madhe humanitare, me luftëra, por pas pesë minutave e prezantoi një program të cilin e paraqiste Serbinë me një progres shumë të madh ekonomik dhe bujqësor, sipas të cilit, në këtë aspekt, Serbia do të ishte lidere në Evropë. Këto janë dy çështje shumë të kundërta në momentin e njëjtë d.m.th. ky politikan ka një disbalanc shumë të thellë në vete”, thekson Musliu.

Se Rusia është e interesuar për të përdorur Serbinë për politika të vetat, e thotë profesori universitar, Arben Hajrullahu.

“Në qoftë se shikohet për një periudhë më të gjatë kohore me dekada, interesi rus gjithmonë ka qenë që me përdorë Serbinë si bazë për realizimin e politikave të veta ekspansioniste dhe në Serbi shpeshherë e ka gjetur një tokë pjellore për veprimet e veta, e kjo sidomos viteve të fundit është shpërfaqur në masë shumë të madhe. Pra, është pjesë e projektit ekspansionit rus, ku Serbia në mënyrë të vullnetshme, faktikisht është bërë vegël e Rusisë”, thotë Hajrullahu.

Sa i përket pretendimeve të shtetit serb për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Hajrullahu thotë se është bukur vështirë e realizueshme pasi Serbia vazhdon të veprojë si një dorë e zgjatur e interesave ruse. Në të kundërtën, thotë se Serbia brenda BE-së do të ishte si “Kali i Tojës”.

“Mund të ndodh që teorikisht edhe mund të arrijnë një gjë të tillë, mirëpo atëherë Serbia do të ishte brenda Bashkimit Evropian si një kalë i Trojës, pra që të shërbejë interesave ruse, brenda Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për Serbinë duket më shumë në rastin më të mirë i ngrirë, siç shihet në mosharmonizimin e politikës së jashtme por edhe të sigurisë me qëndrimet e Bashkimit Evropian… Edhe zhvillimet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërfaqur edhe më shumë varësinë e vullnetshme serbe ndaj politikave të shtetit të Rusisë”, thekson ai.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se pa de-rusizimin e Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian.

“Pa u de-rusizu Serbia nuk mund të integrohet në asnjë pjesë të Evropës edhe pse Evropa shumë herë ka mirëkuptim për ta, por mendoj që është një gjë e pamundur që të jetosh në levat e Rusisë dhe të integrohesh në Evropë. Kjo është e pamundur, kjo është një barrë e cila i përket popullit serb që të bëjë pastrimin e vet nga e kaluara”, thekson ai.

Profesori Arben Hajrullahu thotë se shteti i Kosovës me institucionet e veta janë të vetëdijshëm për tendencat serbo-ruse për destabilizim të vendit, porse thekson se nevojitet ndihmë e përbashkët edhe prej botës perëndimore që të pamundësohet një gjë e tillë.

Agjentët sekretë rusë në Serbi janë të infiltruar në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb. Përveç Forumit për Siguri dhe Demokraci nga Beogradi, Serbinë e kanë akuzuar edhe shumë faktorë të tjerë relevantë për mundësimin e veprimit të inteligjencës ruse, siç është rasti me maskimin e veprimit të spiunazhit të të ashtuquajturës Qendër Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

Kujtojmë se një ditë më parë, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është arrestuar Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën