TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekskluzive: Supremja u jep të drejtë të akuzuarve për rezervat shtetërore, i lë të lirë

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
Ekskluzive: Supremja u jep të drejtë të akuzuarve për rezervat shtetërore, i lë të lirë

Gjykata Supreme e Kosovës, ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Shtetit e cila ka kontestuar vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 31.08.2023 për ndërprerjen e masës së paraburgimit për zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara nën dyshimin e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, për rastin e rezervave shtetërore.

Në aktgjykimin e datës 10 tetor që e ka siguruar Tëvë 1 të Gjykatës Supreme e përbërë nga kolegji i gjyqtarëve: Afrim Shala, kryetar dhe Valdete Daka e Rasim Rasimi anëtarë, e kanë  hedhur si të pabazuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit.

“Refuzohet si e pa bazuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë, ushtruar kundër_aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, PN.1.S.nr.165/2023 të datës 31.08.2023 Arsyetim Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.35/2023_e datës 19.08.2023, të pandehurve Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, për shkak të vepres perale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet ndër të tjera në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata e Apelit kishte marrë vendim me datë 31 Gusht 2023 t’ua  ndërpresë  masën e paraburgimit Irfan Lipovicës , Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit të akuzuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore nën argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për paraburgimin e të dyshuarve që u kishte caktuar gjykata e shkallës së parë.

Prokurori i Shtetit kishte refuzuar vendimin e Apelit, me pretendimet se të pandehurit janë përfshirë në veprat penale

“Prokurori i Shtetit, thekson se gjykata e shkallës së dytë, në mënyrë të gabuar ka konstatuar se nuk ekziston dyshimi se të pandehurit kanë kryere veprat penale për të cilat dyshohen, kjo për faktin se nga provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, e të cilat lidhen me subjektin e kësaj çështje penale, artikulohet dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale të precizuara si më lartë, provat janë të artikuluara dhe specifikojnë veprimet e të pandehurëve  të cilët kanë qenë të përfshirë në  blerjen e produkteve të rezervave shtetërore për vitin 2022 dhe gjatë procesit të blerjes së këtyre produkteve të rezervave shtetërore i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Prokurorit të Shtetit.

Gjykata Supreme vlerëson  se  Prokuroria  Speciale nuk ka arritur që të argumentojë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve të paraburgimit.

“Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, vlerëson se pretendimet nga kërkesa nuk janë të bazuara sepse, siç del nga shkresat e lëndës dhe provat e mbledhura (deri në ditën e vendosjes nga gjyk e shkallës së dytë), gjykata e shkalles së parë nuk ka arritur që të argumentoje dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve ë paraburgimit. Andaj, gjykata e shkallës së dytë, drejtë ka vepruar me rastin e ndërprerjes së masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, sepse sipas vlerësimit të kësaj gjykate nuk janë përmbushur kushtet (të veçanta) për caktimin e paraburgimit, pasi që përveç çështjes së dyshimit të bazuar, sipas shkresave të lëndës nuk është arsyetuar dhe argumentuar në mënyrë të qartë dhe në baza konkrete as rreziku se të pandehurit do të mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe në prova, kjo për faktin se provat veç janë marrë nga ana prokurorisë dhe janë proceduar në Gjykatë me dëgiimin dëshmitarëve. Siç nuk është argumentuar dhe arsyetuar as rreziku se të njëjtit mund të përsërisin apo kryejnë edhe veprave tjera penale.Andaj, mbi bazën e të gjitha këtyre që u theksuan mẽ lart, kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, konstaton se gjykata e shkallës së dytë ka paraqitur arsye të mjaftueshme në lidhje me ndërprerjen e paraburgimit, pasi që të njëjtat gjejnë mbështetje edhe në shkresa të lëndës, si dhe në dispozitat përkatëse ligjore dhe kushtetuese, dhe në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që parashohin dhe garantojnë lirinë e lëvizjes”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Supreme.

 

 

 

Tags: Gjykata Supreme e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

​Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

Petrit Hajdari i thotë këto fjalë për Ramiz Lladrovcin pas fitores së tij

Petrit Hajdari i thotë këto fjalë për Ramiz Lladrovcin pas fitores së tij

Erdogan kërcënoi me bojkot ndaj Samitit të Paqes nëse Izraeli merr pjesë

Erdogan kërcënoi me bojkot ndaj Samitit të Paqes nëse Izraeli merr pjesë

​Arrestohen 11 persona në Elbasan, mes tyre një biznesmen

​Arrestohen 11 persona në Elbasan, mes tyre një biznesmen

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Trump thotë se faza e dytë e negociatave për Gazën “ka filluar”

Prokuroria: Të arrestuarit u shkaktuan dëme 400 mijë euro katër institucioneve financiare

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ‘’Prona e Veternikut’’

“Ditari” 13.10.2025

“Ditari” 13.10.2025

Mijëra palestinezë në Gaza mblidhen për të mirëpritur palestinezët e liruar nga Izraeli

Rrëfimet e palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite: Kemi përjetuar çdo lloj torture

Kërkesat për shtrenjtim të energjisë, sot afati i fundit për komentet

Hapet aplikimi për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën