TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekskluzive: Gjyqtarët serbë, KGJK-ja propozon shkarkimit e Kryetarit të Gjykatës dhe shefit të Divizionit të Apelit në Mitrovicë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ekskluzive: Gjyqtarët serbë, KGJK-ja propozon shkarkimit e Kryetarit të Gjykatës dhe shefit të Divizionit të Apelit në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në takimin e mbajtur më 28 korrik 2023 ka marrë vendim që t’i propozojë Presidentes së Republikës së Kosovës shkarkimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanović, dhe udhëheqësit të Divizionit të Gjykatës së Apelin në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq.

Pjesëmarrjen e Stevanović dhe Kabashiq në tubime politike të organizuara nga “Lista Serbe”, KGjK-ja e ka cilësuar si shkelje të rëndë disiplinore, për të cilën arsye ka marrë vendim që t’i propozojë për shkarkim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Burime të “Betimi për Drejtësi” në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën e Apelit bëjnë të ditur se aktualisht rasti është në procedurë ankimore. Në rast se këto vendime konfirmohen, KGjK do t’i propozojë Presidentes që të njëjtit t’i lirojë nga detyra.

Vendimi i KGjK-së mund të ankimohet në Gjykatën Supreme derisa i njëjti mund të hyjë në fuqi nëse askush prej palëve nuk parashtron ankesë.

Shkarkimi i Stevanović dhe Kabashiq ndërlidhet me pjesëmarrjen e tyre në tubime politike. Pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, u organizuar protesta nga “Lista Serbe”, në të cilat morën pjesë edhe Stevanović dhe Kabashiq.

Në shenjë revolte, gjyqtarët dhe prokurorët serbë, përfshirë edhe Stevanović dhe Kabashiq, ofruan dorëheqjet e tyre, të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

BpD ka kontaktuar me Kryesuesin e KGjK-së Albert Zogaj, por ai nuk ka pranuar të flasë për këtë temë me arsyetimin se këto procedura janë konfidenciale./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën